Flash News
Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Veliajt
Festimet për kualifikimin e Meksikës në Botëror kthehen në tragjedi, tre tifozë humbin jetën
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 5 të plagosur dalin nga spitali, si paraqitet gjendja e të tjerëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Nga Genc Pollo
Lexova se një ish koleg i imi, ish deputet i Partisë Demokratike, në një postim në facebook thoshte se Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen tashti pavarësisht nga thirrjet e presioni i protestës flamingo. Kolegu sqaronte se i qendronte njëmijë e një të zezave që kishte thënë për Ramën në dy dekadat e fundit por meqë sipas tij Shqipëria, për motive gjeopolitike, ka shumë shanse të anëtarësohet në BE lipset që Rama, i cili e ka çuar vendin afër stacionit final, të qendrojë e t’a kryejë këtë punë.
Ky arsyetim bazohet në dy premisa të thjeshta por që, sipas meje, janë të gabuara:
Premisa 1: “Shqipëria ndodhet në prag të anëtarësimit në BE që pritet të ndodhë në v2030”. Këtë e thotë qeveria Rama si synim madhor. Nga ana e BE Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos e ka quajtur të mundëshme nëse 1) realizohen reformat e përmbushen standartet e kërkuara dhe nëse përveç Komisioni Europian që ajo përfaqëson edhe Këshilli (shtetet anëtare) e Parlamenti Europian bien dakord.
Parlamenti Europian në rezolutën e fundit ka qenë jo negativ por më pak entuziast se znj. Kos duke theksuar reformat e kushtet.
Shtetet anëtare janë një histori tjetër siç u vu re në fillim të vitit kur një shumicë relative domethënëse bllokoi IBARin dhe më vonë e zhbllokoi atë duke shtuar kushte të rrepta përfshi edhe zgjidhjen e problemeve të krijuara nga qeveria Rama.
A do të përmbushë kushtet qeveria Rama? Deri tashti qeveria ka qenë e zonja “të bëjë letra” e të adopotojë formalisht ligje sipas direktivave europiane pa u angazhuar seriozisht për zbatimin e tyre. Periudha IBAR-mbyllje e kapitujve do të jetë e fokusuar në zbatimin real të ligjeve e përmbushjen faktike e të provuar të kushteve. Në këto të fundit qeveria Rama nuk ka shkëlqyer ndonjëherë për arsye të njohura.
Përtej deklarimeve zyrtare ajo që thuhet është se Komisionerja Kos mbajtur qendrime të pakonsultuara për Shqipërinë e më gjerë; ajo po konsiderohet nga shtete anënare por edhe nga brenda Komisionit si njëlloj “soliste” irrituese, e cila flet për hesap të vet. Por edhe Parlamenti Europian, që si edhe Komisioni kanë një refren inkurajues për vendet kandidate, ka kufijtë e tij. P.sh. zëdhënësi i grupit parlamentar më të madh (PPE) në Komisionin e Jashtëm (AFET) mbas një vizite në Shqipëri në shkurt të këtij viti deklaroi në komision “se po fshinte për momentin nga kujtesa çfarë i tha qeveria e opozita; por me çfarë i kishte treguar shoqëria civile në Tiranë për infiltrimin e shtetit nga krimi i organizuar çdo diskutim serioz për anëtarësim është shumë i parakohshëm”
Që prej tre vjetësh BE diskuton edhe publikisht “staged accession” apo “anëtarësimin gradual” të shteteve kandidate dhe pro kësaj ideje janë shprehur Komisioni e Parlamenti si dhe një numër shtetesh anëtare. Një letër e pëbashkët e Presidentit francez dhe e Kancelarit gjerman para tre javësh shprehet specifikisht në favor duke sinjalizuar se së afërmi ky pozicion do të bëhet zyrtar në BE. Çfarë do të thotë se aktualisht vetëm Mali i Zi që po negocion prej disa muajsh me BE për traktatin e anëtarësimit ka shanse (të vogla) që të arrijë anëtarësim të plotë si Kroacia në v2013; ndërsa Shqipëria e shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor sipas meritës do të përfshihen pak nga pak në institucionet dhe programet europiane gjatë dekadave në vijim.
Premisa 2: Kryeministri Rama e ka çuar deri këtu procesin me BE dhe nuk do të ishte e udhës të zëvendësohej sipas parimit “nuk ndërrohet kali në mes të lumit” .
Para disa vitesh një deputet socialiste e quajti KM Rama si brand ndërkombëtar për Shqipërinë. Kjo deklaratë u prit me shpoti në opozitë e më gjerë si edhe krahasimet e po asaj kohe me Skëndërbeun. Nuk e dimë sa të sinqertë ishin socialistët pro brandit Rama por asokohe argumenti i tyre ishte se si personazh ekcentrik e sharmant Rama i Shqipërisë së vogël arriti të ketë aksese miqësore në kancelari të mëdha. Në fakt për vite të gjata shumë ndërkombëtarë zgjodhën të heshtnin apo edhe të gjënjenin para erozionit të demokracisë dhe narkokriminalizimit të ekonomisë e pushtetit. Ky ishte një dëm për një Shqipëri europiane dhe një turp për ta. Por ky episod, i diskutuar gjerësisht, duket se ka një fund. Kurajoja e shumë shqiptarëve për të ekspozuar realitetin dhe ndryshime politike në Perëndim kanë sjellë qasje e fjalor tjetër ndaj qeverisë Rama në dy vitet e fundit. Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe protesta qytetare njëmujorshe Flamingo me tubimet e pëditshme në bulevard. Mediat kryesore në Europë e ShBA nuk po shkruajnë më për pikturat e atletet e Ramës por po e paraqesin si shef qeverie abuziv, i pëfshirë në trafiqe kriminale dhe që pluskon i kënaqur në pellg korrupsioni. Shihni p.sh. çfarë shkruan sot e përditshmja belge Le Soir. A është ky udhëheqësi i duhur për ëndrrën europiane”? Në BE, hiq mënjanë Marta Kosin e dashuruar dhe ca të ngjashëm, po dyshojnë përditë e më shumë për këtë.
Ka edhe një premisë të tretë të gabuar në postimin në fjalë: ish kolegu e anatemon protestën Flamingo si islamiste, marksiste dhe ekstremiste. Qeveria, duke kërkuar në turmë hudutet me lupën në njërën dorë e me karafermanin në tjetrën po rreket të damkosë si të tillë tërë lëvizjen. Çdo mobilizim popullor në shesh mbledh edhe lloj lloj tipash me ide të papërputhshme. Por lëvizja në fjalë në këtë fazë gjysëm të organizuar të saj objektivisht duhet të gjykohet nga proklamatat publike që lëshon. Sipas tyre Flamingot kërkojnë konkretisht dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij pasuar nga qeveri teknike, reformë zgjedhore, shfuqizim të ligjit për investitorët strategjikë dhe amendimeve të fundit në ligjet mjedisore. Kush i thërret kujtesës do të gjejë se këto kërkesa janë afro 100% si ato të opozitës parlamentare në vite. Edhe diskursi ditor i protestës nuk është më për Zvërnecin po për katrahurën e përgjithshme ku ndodhemi e si do dalim prej saj. Prandaj edhe thirrja robespierriane “Rama n’burg, Berisha n’burg” që dëgjoj herë pas here në bulevard nuk lipset të merret më seriozisht se një kokërr hudhër që largon syrin e keq.
Të fundit
32 ditë protestë, shqiptarët të vendosur për largimin e Ramës
1 Korrik 2026, 19:32
Berisha: Mbështetja për gjeneratën e re është detyrim historik, jo zgjedhje politike
1 Korrik 2026, 19:20
Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Veliajt
1 Korrik 2026, 18:42
Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin
1 Korrik 2026, 16:58
Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit
1 Korrik 2026, 16:38
Braho: SPAK po shqyrton mundësinë të kryejë vetë arrestimet e personave në kërkim
1 Korrik 2026, 16:22
Bie besimi në ekonomi në qershor, nga shërbimet dhe ndërtimi
1 Korrik 2026, 15:44
Shkrimtari Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi i Kolonjës”
1 Korrik 2026, 15:18
85% e njerzëve shqetësohen për gjëra që nuk i ndodhin kurrë
1 Korrik 2026, 14:50
Vrau dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë të Mexhit Picarit
1 Korrik 2026, 14:17
Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: U ushtrua dhunë shtazore
1 Korrik 2026, 13:57
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje, mbështet PD-në
1 Korrik 2026, 13:40
Dhunohet nga dy persona analisti Ilir Demaliaj
1 Korrik 2026, 13:23
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në disa komisariate
1 Korrik 2026, 12:54
Berisha mesazh gjeneratës Z: Po ngriheni ndaj një diktature autoritare
1 Korrik 2026, 12:32
53% e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga sëmundjet e zemrës
1 Korrik 2026, 11:52
"Jep dorëheqjen", Rama pritet me protesta nga shqiptarët e Düsseldorf-it
1 Korrik 2026, 11:18
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
1 Korrik 2026, 11:02
“Bisedë e shkurtër dhe e përzemërt”, Berisha takon kancelarin e Austrisë
1 Korrik 2026, 10:47
Protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “Albanian Files”
1 Korrik 2026, 10:32
Flamingot dhe tre premisa
1 Korrik 2026, 10:24
Vdekje e 32-vjeçarit në Qafë Thanë, i riu u aksidentua me makinën e vjedhur
1 Korrik 2026, 10:12
Harta/ Shqipëria në mesin e zonave më të prekura nga vala e të nxehtit në Europë
1 Korrik 2026, 09:09
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
1 Korrik 2026, 08:22
Mot i qëndrueshëm dhe vranësira, parashikimi për këtë të mërkurë
1 Korrik 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2026, 07:54
Politico: Përshkallëzohet “Revolucioni i Flamingove”, eurodeputetët mbështesin protestën
30 Qershor 2026, 22:02
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18