Flash News
Policia korrigjon bilancin e aksidentit tragjik: Viktimë mbeti vetëm shoferi, fëmija u rikthye në jetë në spital
Shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 15 pasagjerë të plagosur nga aksidenti fatal, një fëmijë në gjendje të rëndë
Aksidenti fatal në autostradë, minibusi ishte i linjës Berat–Tiranë, dyshohet se humbi kontrollin
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
Furgoni përmbyset në autostradën Durrës-Tiranë, dy të vdekur, disa pasagjerë të bllokuar brenda mjetit

Arkitektura nuk është vetëm art. Në fakt, arti është vetëm një nga dimensionet e saj, ndoshta edhe i fundit. Para se të jetë art, arkitektura është politikë publike, ekonomi, e drejtë, planifikim, mjedis, histori, sociologji dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë. Çdo ndërhyrje arkitekturore prodhon pasoja që shtrihen shumë përtej objektit të ndërtuar. Ajo prek mënyrën se si përdoret toka, si organizohen qytetet, si ruhen burimet natyrore, si mbrohet trashëgimia kulturore dhe, mbi të gjitha, si jetojnë njerëzit në hapësirën që ndajnë me njëri-tjetrin.
Pikërisht për këtë arsye, arkitektura nuk mund të reduktohet vetëm në estetikë. Një ndërtesë mund të jetë e admirueshme si objekt artistik dhe, njëkohësisht, problematike nga pikëpamja e interesit publik. Bukuria e saj nuk u përgjigjet pyetjeve se si është marrë vendimi, kujt i shërben projekti, çfarë humbet qyteti dhe kush përfiton prej tij.
Edhe vetë arkitektët, jo rrallë, priren ta mbrojnë arkitekturën si një krijim të paprekshëm, si një akt estetik që duhet gjykuar kryesisht për cilësinë artistike. Kjo është e kuptueshme kur debati zhvillohet brenda disiplinës. Por kur e njëjta logjikë transferohet në vendimmarrjen publike, ajo fillon të prodhojë pasoja politike.
Nëse kjo mbetet vetëm një diskutim teorik, mund të duket si një problem abstrakt. Në praktikë, megjithatë, mënyra se si pushteti përdor arkitekturën për të prodhuar legjitimitet bëhet lehtësisht e dallueshme.
Eksperimenti shqiptar
Shqipëria e viteve të fundit ofron një nga shembujt më të qartë të këtij transformimi të disiplinës. Këtu arkitektura nuk është përdorur vetëm për të ndërtuar qytete, por edhe për të ndërtuar një narrativë politike mbi zhvillimin, modernitetin dhe progresin. Në qendër të kësaj narrative qëndron vetë Kryeministri Edi Rama. Që prej marrjes së pushtetit, më 2013, ai e ka bërë arkitekturën dhe transformimin fizik të territorit një nga shtyllat kryesore të identitetit të tij politik. Prezantimet publike të projekteve, marrëdhëniet me “star-arkitektët”, ekspozimi i vazhdueshëm i ndërhyrjeve urbane dhe identifikimi personal me to kanë krijuar përshtypjen se zhvillimi i vendit matet, para së gjithash, me transformimin estetik të hapësirës.
Edi Rama nuk është arkitekt, por formimi i tij si piktor ka ndikuar dukshëm në mënyrën se si e ka konceptuar territorin. Në vend që ta shohë atë si rezultat të një historie të gjatë, të ndërtuar mbi shtresa memoriesh, komunitetesh dhe institucionesh, territori është trajtuar shpesh si një telajo e bardhë mbi të cilën mund të vizatohet një vizion i ri. Në një telajo, ajo që ekziston më parë mund të fshihet pa pasoja. Në territor, çdo “fshirje” ka kosto sociale, kulturore, ekonomike dhe mjedisore.
Një vizion i tillë nuk ka mbetur vetëm në nivelin e retorikës politike. Ai është përkthyer dhe lexohet në mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe si merren vendimet mbi territorin. Por nëse territori konsiderohet një telajo ku duhet materializuar një vizion politik, procedurat nuk shërbejnë më për të verifikuar nëse projektet i shërbejnë interesit publik por ato shndërrohen në mekanizma për tu shërbyer realizimit sa më të shpejtë dhe me sa më pak pengesa. Ky është rasti shqiptar i prezantuar në librin Albanian Files.
Në dekadën e fundit kemi parë se si proceset e miratimit të lejeve të zhvillimit kanë pushuar së funksionuari si procese të mirëfillta vendimmarrjeje publike dhe janë shndërruar gjithnjë e më shumë në instrumente imponimi. Dialogu me qytetarët, konsultimi me komunitetet dhe debati profesional janë zëvendësuar me prezantime spektakolare të projekteve të importuara, shoqëruar me vizualizime tre dimensionale dhe me emra të njohur të arkitekturës ndërkombëtare. Në vend që publiku të marrë pjesë në formësimin e projektit, ai ftohet vetëm ta admirojë atë.
Por një projekt i imponuar nuk mjafton të miratohet administrativisht. Ai duhet të fitojë edhe legjitimitet publik. Pikërisht këtu hyn në lojë figura e “star-arkitektit”. Roli i tij nuk kufizohet vetëm te projektimi i një ndërtese. Ai ftohet për t’i dhënë autoritet dhe marketim ndërkombëtar vizionit politik që qëndron pas saj. Emri, prestigji dhe reputacioni i tij funksionojnë si një vulë cilësie, duke e paraqitur projektin jo si rezultat të një zgjedhjeje politike të debatueshme, por si një zgjidhje profesionale, objektive dhe estetikisht superiore. Projekti vishet me një tis paprekshmërie dhe debati zhvendoset nga përmbajtja e vendimit te prestigji i autorit.
Kështu kemi dëshmuar se nuk diskutohet më nëse projekti i shërben interesit publik, por nëse qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë një vepër të firmosur nga një emër i njohur i arkitekturës botërore. Kemi parë se çdo kundërshtim i arkitektit lokal etiketohet si padije, provincializëm, apo mungesë vizioni. Star Arkitekti përdoret si simbol për të delegjitimuar ekspertizën vendase dhe zërin e komunitetit dhe qytetarëve shqiptarë.
Këtu na krijohet një raport trekëndor ku pushteti politik fiton legjitimitet nga prestigji i arkitektit, zhvilluesi fiton legjitimitet për investimin, ndërsa “star-arkitekti”, me vetëdije ose jo, bëhet ndërmjetësi përmes të cilit një vendim politik paraqitet si një domosdoshmëri profesionale. Pikërisht këtu arkitektura pushon së qeni vetëm disiplinë dhe fillon të funksionojë si mekanizëm legjitimimi i pushtetit. Prestigji i “star-arkitektit” shndërrohet në garanci të projektit dhe, rrjedhimisht, të vendimit politik që e ka prodhuar atë. Bukuria nuk paraqitet më si rezultat i dialogut me qytetin dhe komunitetin, por si një e vërtetë që duhet pranuar se na vjen vetëm nga lart poshtë. Kush mendon ndryshe etiketohet si kundër zhvillimit.
Ky mekanizëm estetik është, në thelb, një mekanizëm qeverisjeje. Sa më shumë përqendrohet pushteti politik, aq më shumë përqendrohet edhe e drejta për të përcaktuar se çfarë është zhvillim, çfarë është bukuri dhe kush vendos për to.
Në Shqipëri, ky mekanizëm përforcohet nga përqendrimi i pushtetit te një person i vetëm. Edi Rama shfaqet njëkohësisht në tre funksione që normalisht do të duhej të ishin të ndara. Si Kryeministër promovon Shqipërinë dhe fton arkitektët më të njohur ndërkombëtarë. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit miraton projektet e tyre. Më pas është po ai që i mbron, i justifikon dhe i paraqet si zgjidhjen e vetme të mundshme për zhvillimin e vendit. Në këtë mënyrë, iniciuesi i vizionit politik, autoriteti që merr vendimin dhe zëri që e legjitimon atë në opinionin publik përqendrohen praktikisht te i njëjti person.
Si dilet nga ky rreth vicioz?
Në pamje të parë duket sikur ky është një sistem i mbyllur. Por nuk është. I mungon një aktor pa të cilin asnjë projekt nuk mund të pretendojë se i shërben interesit publik: qytetari. Çdo mekanizëm pushteti mbështetet mbi legjitimitetin dhe, në fund, asnjë pushtet nuk mund ta prodhojë vetë atë.
Për vite me radhë, vendimmarrja mbi territorin është ndërtuar si një trekëndësh midis pushtetit politik, kompanive zhvilluese dhe “star-arkitektëve”. Njëri formulon vizionin, tjetri zhvillon projektin, ndërsa i treti i jep atij legjitimitetin estetik dhe profesional. Në këtë marrëdhënie, qytetarët nuk janë pjesë e procesit të vendimmarrjes. Ata shfaqen në skenë vetëm në fund, kur projekti është vendosur, leja është miratuar dhe kantieri është gati të nisë punën. I shohim teksa pengohen nga policia vetëm sepse kundërshtojnë faktin e kryer në qytetin e vet, në zonën ku janë rritur dhe shpesh në mbrojtje të burimeve natyrore. Janë të përjashtuar nga qeverisja e territorit dhe lehtësisht të sulmueshëm nga pushteti si “kundra zhvillimit”. Goditen, sulmohen dhe procedohen penalisht vetëm sepse kërkojnë llogari për çfarë është vendosur, si është vendimi dhe pse ka terr informativ. Nga Valbona, tek Butrinti, nga Zvërneci në Pogradec, sjellja e pushtetit është e njejtë si hapësirë edhe në kohë.
Për vite me radhë, ky mekanizëm ka funksionuar si një sistem i mbyllur. Sot, për herë të parë, ai po humbet elementin që e mbante në këmbë: legjitimitetin. Kjo sepse po vihet në provë nga dy drejtime: Nga njëra anë, institucionet e drejtësisë kanë filluar të hetojnë marrëdhëniet midis pushtetit politik dhe zhvilluesve privatë. Nga ana tjetër, qytetarët kanë filluar të vënë në diskutim vetë mënyrën se si janë marrë vendimet mbi territorin.
Në këtë kontekst, Albanian Files bëri të dukshme mënyrën se si ndërthuren pushteti politik, kapitali privat dhe prestigji profesional në transformimin e territorit, duke identifikuar iniciuesit dhe përfituesit e këtij modeli zhvillimi. Ndërsa zhvilluesit dhe ndërtuesit po japin llogari për projektet që kanë realizuar, lind natyrshëm edhe një pyetje për “star-arkitektët”: në emër të kujt kanë punuar? Në emër të interesit publik? Në emër të kompanisë që i ka kontraktuar? Apo në funksion të një vizioni politik që kërkonte të legjitimohej përmes autoritetit të tyre profesional?
Nëse Albanian Files ndihmoi të identifikohen fituesit e këtij modeli, protesta qytetare bëri të dukshëm grupin tjetër: humbësit. Ata që kanë humbur hapësira publike, akses në territor, trashëgimi kulturore, peizazhe natyrore dhe mundësi të barabarta për të përfituar nga pasuritë e përbashkëta. Me fjalë të tjera, vetë qytetarët, sepse territori nuk është pronë e pushtetit dhe as privilegj i investitorëve, ai është një e mirë publike. Kur vendimet mbi të merren nga një rreth i kufizuar aktorësh dhe përfitimet përqendrohen në pak duar, nuk cenohet vetëm planifikimi urban. Cenohet vetë kontrata sociale mbi të cilën ndërtohet bashkëjetesa demokratike. Pikërisht për këtë arsye mijëra qytetarë kanë dalë në bulevard dhe kërkojnë një Kushtetutë të Re.
Por protesta nuk sfidoi vetëm mënyrën se si ishte qeverisur territori. Ajo sfidoi edhe mënyrën se si ishte legjitimuar ai. Për vite me radhë, estetika ishte përdorur për ta paraqitur këtë model zhvillimi si të vetmen rrugë të mundshme për zhvillimin dhe pikërisht këtu shfaqet ironia më e madhe e trembëdhjetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Arkitektura spektakolare u paraqit si simbol i modernizimit, ndërsa pas saj u zhvilluan procese që shoqëruan privatizimin e hapësirës publike, dobësimin e mbrojtjes së trashëgimisë dhe përqendrimin e përfitimeve në pak duar. Megjithatë, imazhi më i fuqishëm estetik që ka prodhuar Shqipëria këto 13 vite (dhe jo vetëm) nuk lindi nga një kullë, një masterplan apo një “star-arkitekt”. Ai lindi në bulevard.
Revolucioni i Flamingove tregoi se arkitektura nuk është e vetmja që prodhon bukuri. Bukurinë e prodhon edhe qytetaria; mijëra njerëz që mbushin një hapësirë publike pa dhunë, me kreativitet, humor, muzikë dhe shpresë. Një shesh që rikthehet në vend takimi dhe jo në objekt spektakli.
Dhe pikërisht këtu qëndron bukuria e këtij revolucioni. Jo te ndërtesat, por te njerëzit. Jo te betoni, por te jeta. Jo te spektakli i pushtetit, por te qytetarët që rikthehen si autorë të territorit të tyre./ Citizens Channel
Të fundit
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11
Protestuesit "pushtojnë" Politeknikun, kërkojnë mbrapsht banderolën
29 Qershor 2026, 20:51
"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve
29 Qershor 2026, 20:29
Japonia trondit Brazilin, mbyll pjesën e parë në avantazh
29 Qershor 2026, 20:11
"Rama jep dorëheqjen", nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
29 Qershor 2026, 19:53
Vapa ekstreme, si mund të përmirësohet gjumi gjatë netëve të nxehta
29 Qershor 2026, 19:28
Gazetari holandez: Deklaratat e Ramës nuk i besojnë më as socialistët
29 Qershor 2026, 19:00
Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino
29 Qershor 2026, 18:41
A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
29 Qershor 2026, 18:22
Vala e re e të nxehtit në SHBA rrit shqetësimet për finalen e Kupës së Botës 2026
29 Qershor 2026, 18:01
Foto/ 40°C në Tiranë, qytetarët “pushtojnë” shatërvanët për t’i shpëtuar të nxehtit
29 Qershor 2026, 17:44
Vala ekstreme e të nxehtit teston sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë
29 Qershor 2026, 17:30
11 sjellje të hershme që lidhen me suksesin dhe ndërtimin e pasurisë
29 Qershor 2026, 17:12
Aksident në Fier–Levan, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve
29 Qershor 2026, 16:56
Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut
29 Qershor 2026, 16:40
Policia vijon procedimet pas protestës, 31 qytetarë të proceduar
29 Qershor 2026, 16:23
Avokati Kujtim Cakrani ndërpret përfaqësimin ligjor të Ilir Metës
29 Qershor 2026, 16:08
Pas dështimit në Botëror, trajneri i Koresë së Jugut vendoset në shënjestër të kërcënimeve
29 Qershor 2026, 15:53
Fëmijët shqiptarë vendosin dhunën dhe shëndetin mendor në krye të shqetësimeve
29 Qershor 2026, 15:33
Kur “ironia” bëhet alibi: Rama, starchitect-ët dhe “The Albanian Files”
29 Qershor 2026, 15:15
Plumbi i ka dëmtuar venën kryesore, i plagosuri niset drejt Traumës
29 Qershor 2026, 15:01
Të shtëna me armë në Gjermani, 5 të vrarë dhe disa të plagosur
29 Qershor 2026, 14:56
Bie propaganda e Ramës/ Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë
29 Qershor 2026, 14:40
Plagosja me armë në Pogradec, policia identifikon autorin dhe zbardh detajet e ngjarjes
29 Qershor 2026, 14:25
Zjarr në Llakatund të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi
29 Qershor 2026, 13:57
Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
29 Qershor 2026, 13:41
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?
29 Qershor 2026, 13:27
"Përvëlohet" Europa, mbi 1.300 viktima nga i nxehti ekstrem
29 Qershor 2026, 13:06
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të posaçme për vizitë në maternitet
29 Qershor 2026, 12:30
Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster
29 Qershor 2026, 12:14
Iu bashkua protestave pasi braktisi PS-në, Balla në panik: Koçeku të dorëzojë mandatin
29 Qershor 2026, 11:56
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pasi u eliminua nga Kupa e Botës
29 Qershor 2026, 11:36
Der Standard: BE dhe protestuesit në një linjë kundër ligjeve të Ramës për zonat e mbrojtura
29 Qershor 2026, 10:25
Dy gjigantët e futbollit në fushë, Brazili dhe Gjermania kërkojnë biletën për në 1/8-at
29 Qershor 2026, 09:48
"Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare"
29 Qershor 2026, 09:32
Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
29 Qershor 2026, 09:13
AP i kushton reportazh protestës: “Revolucioni i Flamingove” tërheq vëmendjen e botës
29 Qershor 2026, 08:56
Shmangni orët e pikut, sot temperaturat arrijnë deri në 39 gradë
29 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Qershor 2026, 08:02