E-TJERA

Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë

Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të

Policia ka lënë të lirë Dritan Goxhajn dhe dy qytetarë të tjerë, të cilët u arrestuan sot gjatë protestës së mbajtur para Parlamentit.

Qytetarët qëndruan për disa orë para Drejtorisë së Policisë me thirrjet “lironi çunat”. Më pas, qytetarët u zhvendosën te Komisariati nr. 1, aty ku u transferuan edhe protestuesit e arrestuar.

Tensionet filluan pasi qytetarët gjuajtën me vezë makinat e ministrave të qeverisë, çka bëri që policia të tërheqë zvarrë dhe të arrestojë me dhunë disa të rinj.

 

Të fundit