Ditari i Opozitës

Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre

Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër për dhunën që efektivët e policisë ushtruan ndaj protestuesve të cilët sot u zhvendosën para Parlamentit.

Në një reagim Berisha shprehet se policia përdori një dhunë të tillë me urdhër të Ramës dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

REAGIMI:

Egërsi shtazore!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t'i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.

Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që ka humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve.

Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm!

Të fundit