Ditari i Maxhorancës

Spiropali 'thumbon' sërish Ramën: Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

Spiropali 'thumbon' sërish Ramën: Në PS duhet të

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur se është duke punuar për hartimin e një drafti që lidhet me nismën "Shqipëria e Re", ndërsa theksoi se rëndësi ka përmbajtja e dokumentit dhe jo koha kur ai do të prezantohet publikisht.

Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, Spiropali u shpreh se procesi i punës ka nisur dhe se synimi është ndërtimi i një vizioni për të ardhmen e vendit.

"Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e Re. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë në Partinë Socialiste dhe do të jem në Partinë Socialiste", deklaroi ajo.

E pyetur nëse kishte zhvilluar bisedime me kryeministrin Edi Rama apo për pozicionin e saj brenda PS-së, Spiropali ritheksoi se vazhdon të jetë pjesë e socialistëve.

Ndërsa lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi me Ditmir Bushatin, deputetja u përgjigj se në Partinë Socialiste duhet të kenë vend të gjithë ata që kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë.

"Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht dhe po e bëjnë edhe sot", u shpreh Spiropali.

Të fundit