Flash News

E-TJERA

"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën e protestuesve

"Ju erdhi fundi", tensione te Politekniku, policia heq banderolën

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 30-të.

Gjatë tubimit, një grup studentësh vendosën një banderolë me mesazhin “Ju erdhi fundi”, drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Pak çaste më vonë, efektivët e Policisë ndërhynë për ta hequr banderolën, duke shkaktuar reagimin e protestuesve të pranishëm.

Në mbështetje të studentëve u afruan edhe qytetarë të tjerë që ishin mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ndërsa situata u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Të fundit