Flash News
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
'Albanian Files' nxjerr lakuriq Ramën, Berisha: Ftoj Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
EMRAT/ Morën peng klienten dhe e dhunuan, arrestohen dy pronarët e një dyqani elektorshtëpiakesh në Tiranë
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur

Turizmi në Shqipëri po rritet më shpejt se rrugët që duhet ta mbështesin. Trafiku në akset drejt bregdetit, Veriut dhe Juglindjes po kthehet në një kosto direkte për pushuesit dhe operatorët turistikë. Veriu dhe Qendra mbajnë rreth 63% të vizitorëve në strukturat akomoduese, por vijojnë të përballen me bllokime në segmente kyçe. Ndërhyrjet në Jug kanë lehtësuar një pjesë të qarkullimit, por rajonet me peshën më të madhe turistike mbeten ende të përballura me probleme të trafikut. Sfida e vendit tashmë nuk matet më me numrin e turistëve, por me cilësinë e eksperiencës që ata përjetojnë nga momenti kur nisin udhëtimin deri në mbërritjen në destinacionin e tyre.
Shpesh të dielave të verës Ela, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre 9-vjeçar çohen nga zhurma e alarmit për të dalë me vrap nga shtëpia. Nuk është puna apo ndonjë afat për t’u kapur ai që i nxjerr nxitimthi, por trafiku ose më saktë shmangia e trafikut për të shkuar drejt Golemit ose Gjirit të Lalëzit.
“Nëse duam që të mos na zërë trafiku, orari që duhet të lëmë shtëpinë tonë në Tiranë pranë ‘Don Bosko’ është maksimumi 7:30. Nëse dalim më vonë, do të detyrohemi që të kalojmë një pjesë të mirë të kësaj kohe në trafik. Ndonjëherë, kjo bëhet aq e lodhshme sa parapëlqejmë më mirë të mos ikim në plazh dhe të qëndrojmë në Tiranë.
Ato herë që e marrim këtë mundim, është vetëm për djalin. Më shumë ngjan me një garë për të ikur shpejt dhe për t’u kthyer po shpejt sesa me një ditë relaksi” – thotë Ela. Ajo pohon se qëndrimi nuk zgjat asnjëherë më shumë se ora 15:00 dhe kthimi bëhet në pisk të vapës.
Historia e Elës është historia e shumë prej familjeve të kryeqytetit gjatë periudhës së verës, të cilët zgjedhin të kalojnë një nga ditët e fundjavës në bregdet. Çdo vit përsëritet një cikël i pafund hinkash trafiku që e kthejnë sezonin veror në një makth në çdo drejtim të mundshëm që dëshiron të shkosh.
Teksa investimet miliarda lekë të rrugëve kalojnë para syve në projekte në zbatim, në tenderim apo në letër, duket se efekti i tyre për ta bërë më të lehtë jetën e shqiptarëve, por edhe të turistëve, sidomos gjatë pikut të sezonit veror, nuk po arrin të ndihet.
E teksa në fjalime, “shkëlqimi” ynë turistik nuk mungon asnjëherë, ajo që nuk po arrin të reflektohet me të njëjtin shkëlqim është aftësia për t’ju përgjigjur me masa konkrete këtij turizmi.
Qeveria ende nuk po arrin të kuptojë se koha e udhëtimit, siguria në rrugë, parashikueshmëria e itinerarit dhe lehtësia e lëvizjes janë po aq të rëndësishme sa hoteli apo plazhi për një vizitor. Këto nuk duhet të jenë luks, por një standard për qytetarët e këtij vendi.
Në këtë aspekt, vendi përballet me një kontradiktë të dukshme. Ndërsa kërkesa turistike rritet, rrjeti rrugor në nyjet kryesore të vendit po përjeton mbingarkesa të vazhdueshme.
Tiranë – Durrës, makthi që nuk po mbaron prej një dekade
Problemi nis në autostradën Tiranë – Durrës, arterien më të rëndësishme ekonomike të vendit. Ky aks lidh kryeqytetin me portin më të madh të vendit, me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe me vijën bregdetare ku përqendrohet pjesa më e madhe e turizmit veror.
Thuajse çdo vit, përdoruesit e kësaj autostrade përballen me ndërhyrje të shpeshta, që fillimisht ishin në shtresat e asfaltit. Kjo shpesh bëhej gjatë periudhave me fluks të lartë lëvizjeje në sezonin veror.
Aktualisht, rruga ndodhet në një proces zgjerimi që ka nisur prej kohësh dhe teksa pjesa e parë e Lotit 1 u njoftua si e hapur në maj, duket se trafiku nuk ka gjetur zgjidhje. Ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që synon ta ngrejë segmentin në standardet e kategorisë A të autostradave, po ndodh paralelisht me ndërhyrje të tjera.
Konkretisht në kilometrin 5 të kësaj autostrade po ndërhyhet për mbikalimin e Laknasit, diçka që ka sjellë masa kufizimi në një prej korsive të autostradës së re. Ndërkohë pritet të nisë një tjetër projekt për rrugën dytësore paralel me autostradën.
Rruga po prokurohet nga Bashkia e Tiranës dhe parashikon ndërhyrjen nga rreth-rrotullimi tek Hygeia deri te Megatek. Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se nëse këto ndërhyrje nisin paralelisht, trafiku që edhe tani është problematik, do të bëhet edhe më keq.
ARRSH ka deklaruar se fazat e projektit të zgjerimit në pjesën e dytë te mbikalimi i Kasharit do të vijojnë deri në vitin 2027 dhe në fuqi do të jenë edhe kufizimet e përkohshme të qarkullimit dhe ulja e shpejtësisë së lejuar.
Teksa në këndvështrimin afatgjatë, investimi cilësohet i nevojshëm në afatin e shkurtër, ai sjell një kosto të drejtpërdrejtë për turizmin dhe jo vetëm.
Një turist që zbret në aeroport dhe përballet me vonesa të paparashikuara drejt Durrësit, Golemit apo Kavajës krijon menjëherë një perceptim negativ për destinacionin, diçka që është lakuar jo pak herë edhe nga operatorët turistikë. Në një treg rajonal ku Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi konkurrojnë për të njëjtët vizitorë, edhe diferenca të vogla në cilësinë e aksesit mund të ndikojnë në zgjedhjet e turistëve.
Golemi, me kurorën e turizmit të organizuar dhe trafikut të rënduar
Nëse autostrada Tiranë – Durrës përfaqëson problemin kombëtar, Golemi përfaqëson problemin lokal. Zona është shndërruar në një nga qendrat kryesore të turizmit bregdetar në Shqipëri, sidomos për turizmin e organizuar që vjen me kontrata garancie.
Por rruga dytësore e Golemit vazhdon të mbetet e pamjaftueshme për volumin e mjeteve që qarkullojnë në muajt e verës.
Në kulmin e sezonit krijohen bllokime të gjata, të cilat zgjasin për orë të tëra dhe reduktojnë ndjeshëm mundësinë e lëvizjes. Një nga zgjidhjet që lakohet se do të përmirësonte këtë situatë është hapja e rrugës dytësore në pjesën e sipërme, ku të dyja sekondaret do të shërbenin për ecje me një drejtim të caktuar.
Për shkak të një konflikti që lidhet me pronësinë (një banesë që duhet të kompensohet dhe shembet) rruga dytësore që do të sillte makinat nga Golemi drejt Durrësit mbetet e bllokuar.
Operatorët turistikë i thanë “Monitor” pak javë më parë se qeveria kishte arritur një dakordësi për këtë dhe se plani për këtë rrugë do të zbatohej se shpejti, por deri më tani nuk ka asnjë hap konkret dhe trafiku i sezonit në zonën e Golemit do të mbetet njësoj.
Në këtë rrugë, më problematik është fakti se infrastruktura nuk është ndërtuar gjithmonë sipas standardeve të sigurisë. Në shumë segmente, stacionet e autobusëve ndodhen pranë korsive të qarkullimit dhe jo në hapësira të posaccme jashtë rrjedhës kryesore të trafikut.
Kjo krijon rrezik për këmbësorët, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët detyrohen të qëndrojnë në mes të rrugës.
Hinka në rrugën e re Thumanë-Kashar krijon trafik
Një tjetër nyje problematike është ajo ku autostrada me pagesë Thumanë-Kashar lidhet me autostradën Tiranë-Durrës. Hapja e autostradës Thumanë–Kashar ishte menduar të përmirësonte rrjedhën e trafikut dhe të lehtësonte lidhjen e Veriut me qendrën e vendit, por duket se kjo nuk ka ndodhur.
Në praktikë, lidhja e rrugës me rrjetin ekzistues krijon shpesh një efekt “hinke”, ku i gjithë trafiku që dikur shkarkohej në zonën e Kamzës, tani bashkohet me trafikun e Tiranë-Durrës. Rezultati është ngadalësimi i qarkullimit dhe krijimi i kolonave të gjata të mjeteve, veçanërisht gjatë fundjavave të sezonit turistik duke bërë që trafiku të nisë nga Vora.
Kostoja ekonomike e këtyre vonesave, që nis nga më pak se një orë e shpesh kalon përtej kësaj, rrallë llogaritet. Për qytetarët, por edhe për turistët, çdo orë e humbur në rrugë përfaqëson karburant të konsumuar, kohë të humbur pune, shërbime transporti më të shtrenjta dhe produktivitet më të ulët.
Juglindja, e marrë peng nga trafiku i Elbasanit
Problemi nuk kufizohet vetëm në bregdet. Për turistët që zgjedhin të eksplorojnë zonën Juglindore të Shqipërisë, Elbasani vazhdon të mbetet një nga nyjet më kritike të trafikut në vend.
Pavarësisht investimeve të realizuara në korridorin Tiranë – Elbasan, fluksi i automjeteve që kalojnë përmes qytetit gjatë fundjavave, festave dhe sezonit turistik tejkalon shpesh kapacitetin e infrastrukturës ekzistuese. Si rezultat, krijohen bllokime të konsiderueshme, që në raste të caktuara, zgjasin për disa orë.
Ndikimi i këtij fenomeni shkon përtej shqetësimit të përditshëm të drejtuesve të mjeteve. Elbasani përfaqëson portën hyrëse drejt një pjese të rëndësishme të ofertës turistike shqiptare. Korça, Pogradeci, Parku Kombëtar i Prespës, zona malore e Gramshit dhe vende të tjera të Shqipërisë Juglindore varen nga një akses i shpejtë dhe i parashikueshëm rrugor.
Kur trafiku në Elbasan bëhet i paparashikueshëm, e gjithë kjo hapësirë turistike humbet një pjesë të avantazhit konkurrues.
Një familje që planifikon një fundjavë në Korçë ose një turist i huaj që dëshiron të vizitojë liqenin e Ohrit, e llogarit kohën e udhëtimit si pjesë të kostos së përgjithshme të pushimit. Kur një itinerar, që teorikisht duhet të zgjasë dy ose tre orë, zgjatet për shkak të bllokimeve të trafikut, destinacioni bëhet më pak tërheqës.
Për më tepër, bllokimet e shpeshta krijojnë paradoks. Shqipëria ka investuar ndjeshëm për të afruar Juglindjen me Tiranën dhe Durrësin përmes përmirësimit të akseve kryesore rrugore.
Megjithatë, nëse nyjet urbane ku përqendrohet trafiku, nuk arrijnë të përballojnë volumin në rritje të automjeteve, një pjesë e përfitimeve të këtyre investimeve humbet. Me fjalë të tjera, mjafton një pikë e vetme ngushtimi për të reduktuar efikasitetin e një korridori të tërë transporti.
Elbasani nuk është thjesht një problem lokal trafiku. Ai përfaqëson një sfidë për zhvillimin e turizmit në të gjithë Shqipërinë Juglindore. Sa më shumë të rritet interesi për destinacionet natyrore, kulturore dhe gastronomike të kësaj zone, aq më i rëndësishëm bëhet garantimi i një aksesi të shpejtë, të sigurt dhe të parashikueshëm për vizitorët vendas dhe të huaj.
Rruga për në Shkodër, në rastin më të mirë, shkon 4 orë
Veriu i Shqipërisë ka ndoshta një nga mozaikët më të plotësuar turistikë, ku në një hapësirë të vogël mund të gjesh gjithçka, nga malet e thepisura te lumenjtë e egër, liqenet dhe fshatrat ku peizazhi ende nuk është shndërruar në produkt masiv.
Alpet, Valbona, Thethi dhe Kelmendi ofrojnë natyrë, teksa kullat, besa, eposi dhe traditat ofrojnë trashëgimi e autenticitet.
Kjo përzierje e bën Veriun jo thjesht të bukur, por një pikë të rëndësishme në planin e çdo vizitori që vjen në Shqipëri. Veriu nuk ka nevojë të krijojë një identitet turistik, mjafton të ketë mundësi ta tregojë dhe të ofrojë atë që ekziston.
Në fakt, potenciali i rajonit mund të maksimizohet falë aksesit më të mirë. Të udhëtosh nga Tirana drejt pjesëve më të vizituara të Veriut, ose anasjelltas, kërkon shpesh katër-pesë orë ose më shumë gjatë pikut të sezonit turistik, ndërsa edhe jashtë sezonit distancat në segmente të caktuara do të të detyrojnë të bësh një “pushim” trafiku që zgjat nga disa minuta deri në një orë.
Pavarësisht këtij problemi, që është ngritur disa herë, ndërhyrja efikase për të përmirësuar lidhjen mes Shkodrës dhe Lezhës ka munguar. Së fundmi, fokusi ka qenë te rrugët bregdetare, që siç duket lidhen direkt edhe me projektet e fshatrave turistikë që po mbijnë tashmë edhe në Veri, duke ndjekur të njëjtin model që pak vite më parë u ndoq me Jugun e vendit.
Dy e treta e turistëve shkojnë në Veri dhe Qendër, por trafiku mbetet pengesa kryesore
Të dhënat për vizitorët në strukturat akomoduese gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht 2025, sipas Institutit të Statistikave, tregojnë se rajonet e Veriut dhe të Qendrës pritën së bashku 1.31 milionë vizitorë, ndërsa Jugu regjistroi rreth 732 mijë vizitorë. Me rreth 63% të totalit të fluksit turistik të këtyre tre rajoneve, Veriu dhe Qendra mbajnë peshën kryesore të lëvizjes së turistëve gjatë sezonit veror.
Këto shifra nxjerrin në pah rëndësinë e infrastrukturës dhe të kapaciteteve mbështetëse në rajonet që përballojnë fluksin më të madh të vizitorëve. Në Jug, një pjesë e problematikave të lidhura me trafikun janë adresuar vitet e fundit. Është e vështirë të harrohen orët e tëra që turistët kalonin përgjatë bregut në Vlorë, që niste nga Orikumi dhe përfundonte pasi lije qytetin.
Kjo situatë mori fund përmes disa ndërhyrjeve të njëkohshme, ku së pari ishte hyrja në funksion e aksit që kalon nga Lumi i Vlorës drejt Jugut, duke shmangur kalimin përmes qytetit të Vlorës dhe disa zonave të tjera.
Një dalje kjo që lehtësonte situatën për ata që donin të shkonin drejt Borshit, Qeparosë, Sarandës apo Ksamilit. Në të njëjtën kohë, Bypassi i Vlorës dhe ndërhyrjet në zonën e Radhimës kanë krijuar alternativa shtesë për menaxhimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.
Një tjetër lehtësi është tuneli i Llogarasë apo ndërhyrja në rrugën e re Palasë–Dhërmi, e cila pritet të shtrihet edhe më poshtë në Jug.
Në kontrast me këtë, në rajonet e Veriut dhe të Qendrës, situata paraqitet më e fragmentuar. Pavarësisht investimeve të realizuara në segmente të ndryshme rrugore, trafiku vijon të jetë i pranishëm në një numër të konsiderueshëm akseve, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë turistike.
Vonesat në lëvizje dhe mbingarkesa në disa akse kryesore mbeten një këngë e përsëritur e sezonit veror. Nëse qeveria kërkon një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në vend, investimet në Veri dhe në Qendër, edhe pse të vonuara, duhet të bëhen në mënyrë më efikase për të shmangur përsëritjen e trafikut çdo sezon veror.
Veriu dhe Qendra kanë një numër të lartë vizitorësh që kërkon gjetjen e zgjidhjeve afatgjata të infrastrukturës dhe mobilitetit. Ndërsa fluksi turistik vazhdon të rritet, kapaciteti i rrjeteve rrugore për të përballuar kërkesën mbetet një faktor i rëndësishëm për funksionimin normal të destinacioneve turistike në këto rajone.
Sfida nuk është më tërheqja e turistëve, por t’u bësh atyre më të mirë eksperiencën
Shqipëria ka investuar vit pas viti në korridoret kryesore rrugore gjatë dy dekadave të fundit. Një sërë ndërhyrjesh kanë përmirësuar lidhjet ndërqytetëse, edhe pse rritja e shpejtë e numrit të automjeteve dhe e fluksit turistik ka tejkaluar në shumë raste kapacitetet e projektuara fillimisht.
Disa nga këto ndërhyrje duhet të pasohen me të tjera, kryesisht bypass-e, siç po ndodh me Tiranën dhe Elbasanin, për të shmangur trafikun e rënduar dhe për të eliminuar që nga rrugët dytësore trafiku të “pushtojë” ato kryesore.
Në planin afatgjatë, zgjidhja nuk qëndron vetëm te ndërtimi i më shumë korsive. Institucionet ndërkombëtare që po asistojnë vendin me projekte të ndryshme, si në infrastrukturë ashtu edhe në turizëm, nënvizojnë se nevoja është për një qasje të integruar.
Kjo përfshin transport publik funksional, nyje multimodale, menaxhim inteligjent të trafikut dhe koordinim më të mirë të punimeve publike.
Ndërhyrjet e mëdha infrastrukturore janë të domosdoshme, por mënyra se si planifikohen dhe zbatohen gjatë sezonit turistik është po aq e rëndësishme sa vetë investimi.
Sfida e Shqipërisë nuk është më të tërheqë turistë. Kjo tashmë po ndodh. Sfida është t’u mundësojë atyre një lëvizje më efikase. Një vend mund të ketë plazhe të bukura, çmime konkurruese dhe mikpritje të njohur e autentike, por nëse vizitorët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të pushimeve të tyre të bllokuar në trafik, avantazhi konkurrues fillon të zbehet. Në kontekstin e momentit që po kalon sot vendi, infrastruktura nuk është thjesht një çështje inxhinierike, por një faktor vendimtar i zhvillimit./ Monitor
Të fundit
Mrekulli në Venezuelë! Foshnja 18-ditëshe shpëtohet pas 32 orësh nën gërmadha
28 Qershor 2026, 21:11
Kapja e shtetit përmes territorit
28 Qershor 2026, 20:56
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vitesh
28 Qershor 2026, 20:43
Pse qajmë kur jemi të lumtur? Shkenca jep përgjigjen
28 Qershor 2026, 20:20
Protesta e 29-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
28 Qershor 2026, 19:38
Rekorde dhe spektakël në Botëror: Nga Dembélé te portieri me 16 pritje
28 Qershor 2026, 18:51
OBSH alarmon: Evropa po përjeton një nga valët më vdekjeprurëse të të nxehtit
28 Qershor 2026, 18:33
“The Albanian Files”: Si u kthye Shqipëria në laboratorin e pastrimit të parave?
28 Qershor 2026, 18:14
Para BE-së, 20% e kantiereve të ndërtimit, pa standarde sigurie
28 Qershor 2026, 17:58
Publikohet formacioni më i mirë i raundit të tretë në Botëror
28 Qershor 2026, 17:35
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit?
28 Qershor 2026, 17:12
Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në fokus raporti për Shqipërinë
28 Qershor 2026, 16:49
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner në shtëpi?
28 Qershor 2026, 16:30
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
28 Qershor 2026, 16:10
Konflikt me vellezërit për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës
28 Qershor 2026, 15:53
Rama tërhiqet nga deklarata: Nuk iu thashë shqiptarëvve “F*ck you”
28 Qershor 2026, 15:39
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar
28 Qershor 2026, 15:20
“Për çfarë turizmi flisni?” Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit
28 Qershor 2026, 14:36
BE akordon 5.6 mln dollarë ndihmë për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese
28 Qershor 2026, 13:22
Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?!
28 Qershor 2026, 12:58
Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS: Parlamenti vulos vendimet e partisë
28 Qershor 2026, 12:36
Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë të më thonë si bëhet Shqipëria
28 Qershor 2026, 12:16
Nëpunësi i sindikatës italiane letër të hapur Ramës: Korrupsioni është rritur, largohuni
28 Qershor 2026, 12:00
Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur
28 Qershor 2026, 11:01
Shqipëria, bonus-malus në “miniaturë”, si krahasohemi me Europën
28 Qershor 2026, 10:24
Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
28 Qershor 2026, 10:03
Mbetjet bujqësore, potencial i pashfrytëzuar për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
28 Qershor 2026, 09:44
Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)
28 Qershor 2026, 09:25
Shqipëria turistike “ngec” në trafik
28 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
28 Qershor 2026, 08:40
Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026
28 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Qershor 2026, 08:02
7 fobi të njerëzve që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
27 Qershor 2026, 22:00
VAR anulon golin e Iranit, publikohen pamjet që ndezin polemika
27 Qershor 2026, 21:34
Video/ Ironia me "Diellën" në protestë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj kryeministër
27 Qershor 2026, 21:16
Zbulohet një proteinë që mund të lidhet me plakjen e trurit dhe kujtesën
27 Qershor 2026, 20:45
Eurodeputetja italiane i bashkohet protestës kundër Ramës
27 Qershor 2026, 20:18
Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem në detyrë vetëm edhe disa javë
27 Qershor 2026, 19:55
Studimi: Një përqafim i thjeshtë mund të ulë stresin dhe të forcojë marrëdhënien në çift
27 Qershor 2026, 19:30
Eurodeputetët i bashkohen protestës në Tiranë, revolta kundër qeverisë hyn në ditën e 28-të
27 Qershor 2026, 19:15
Vijon represioni i qeverisë me protestat, ministri kërcënon me të tjerë ‘non-grata’
27 Qershor 2026, 18:55
Botërori 2026 hyn në fazën vendimtare, zbulohen duelet e para të fazës me eliminim direkt
27 Qershor 2026, 18:32
Video/ Vapa përvëluese në Francë, qytetari skuq vezë dhe proshutë në dritare
27 Qershor 2026, 18:18
Gjermania goditet nga temperatura rekord
27 Qershor 2026, 18:01
Ushqimet që duhen shmangur në vapë dhe alternativat më të shëndetshme
27 Qershor 2026, 17:28
Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë
27 Qershor 2026, 17:07
Pushimet verore 2026 në Europë: rriten “arratisjet e shkurtra” dhe destinacionet e freskëta
27 Qershor 2026, 16:34
Tellalli dhe monologuesi
27 Qershor 2026, 16:17
Korriku mbyllet me temperatura deri në 40°C, çfarë sjell korriku?
27 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026 hyn në histori, autogolat “yjet e padëshiruar” të turneut
27 Qershor 2026, 15:17
FIFA i ndalon hyrjen në stadium Merlinit, rosakut që u kthye në simbol të Botërorit 2026
27 Qershor 2026, 15:01
Berisha: Jam kundër kullave, nuk kam firmosur asnjë kur isha kryeministër
27 Qershor 2026, 14:31
Kur do shkojë në SHBA? Si u përgjigj Berisha
27 Qershor 2026, 13:26
Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave
27 Qershor 2026, 13:05
Berisha: Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen!
27 Qershor 2026, 12:43
Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?
27 Qershor 2026, 12:29
Botërori 2026 plotëson edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës, spikat përballja Francë–Suedi
27 Qershor 2026, 12:11
Eurodeputetja italiane vjen në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”
27 Qershor 2026, 11:04
28-vjeçari tenton të vrasë me makinë nënën e bashkëjetueses në Lezhë, arrestohet nga Policia
27 Qershor 2026, 10:17
Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE
27 Qershor 2026, 09:15
Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet letra me pesë kërkesat
27 Qershor 2026, 08:47
Temperaturat arrijnë 38 gradë, si parashikohet moti sot
27 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Qershor 2026, 08:02
Protesta në Tiranë merr përmasë ndërkombëtare, 5 kërkesat i përcillen ambasadave perëndimore
26 Qershor 2026, 23:01
“Për këtë kam nevojë!”, Osman Mula rrëfen si lindi historia e dashurisë me bashkëshorten
26 Qershor 2026, 22:02
Osman Mula në Elevate: Arti është kthyer në pazar, talentet po largohen nga Shqipëria
26 Qershor 2026, 21:13
Studenti nga protesta: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!
26 Qershor 2026, 20:50
Emigranti nga Franca: Do rri këtu derisa ta rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë
26 Qershor 2026, 20:38
SHBA nuk ndalet, synon edhe edicionin e Kupës së Botës 2038
26 Qershor 2026, 19:41
Nis protesta e 27-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
26 Qershor 2026, 19:21
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
26 Qershor 2026, 19:03
Vance: Nëse skandali Watergate do të ndodhte sot, nuk do të rrëzonte asnjë president
26 Qershor 2026, 18:41