Flash News

Ditari i Opozitës

"Sulmojnë pareshtur PD-në", Këlliçi:Skandaloze! Arkitektët ndërkombëtarë janë kthyer në patronazhistë të Ramës

"Sulmojnë pareshtur PD-në", Këlliçi:Skandaloze!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar i revoltuar pas publikimit të fragmenteve nga libri “Albanian Files”, ku një arkitekt i huaj sugjeron vazhdimësinë e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama përtej mandateve të zakonshme.

Përmes rrjeteve sociale, ai akuzon disa studio të njohura ndërkombëtare arkitekture se janë përfshirë në mbështetje politike për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

Këlliçi shkruan se këto studio kanë sulmuar Partinë Demokratike dhe kanë manipuluar historinë për shkak të interesave financiare dhe projekteve që kanë përfituar në Shqipëri.

Ai kërkon transparencë të plotë për kontratat e dhëna dhe paralajmëron se opozita do të kërkojë hetim parlamentar mbi mënyrën se si janë përfituar këto projekte.

Reagimi: 
 

SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Arkitektët e Edi Ramës me të cilët ai ka projektuar ndarjen e plaçkës në Shqipëri, qenkan shndërruar papritur të gjithë në patronazhistë!!!
Ata në shënimet e shkrimet e tyre, pjesë e “Albanian Files”, sulmojnë pareshtur PD dhe thurin lëvdata për PS dhe Kryeministrin Rama. Dhe në nivel lokal madje.
Kjo studio që ka lëshuar rrënjë në Korçë dhe ka bërë atje ç’ka dashur, i cilëson demokratët dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, si forca ish komuniste në Shqipëri! Po po, e pabesueshme por e vërtetë!!! Projektet korruptive apo uria për të fituar para publike në vendin më të varfër të Europës, mesa duket i paska “detyruar” këto studio të shndërrohen ne organizata patronazhimi të PS, duke e manipuluar me qëllim historinë.
Domethënë mjafton që Edi Rama të të japë një projekt dhe befas ai nuk është më i biri i Kristaqit, Anëtar i Presidiumit Popullor e firmëtar i varjes në litar të poetit Havzi Nela në 1988. Nuk ekziston më Kongresi i X i PPSH (qershor 1991) në të cilin forca politike më gjakatare në Europë, e cila izoloi Shqipërinë për 5 dekada, thjeshtë ndërroi emrin në PSSH, që sot njihet si organizatë kriminale, e cila ka në burg me dhjetra e dhjetra zyrtarë, ministra, deputetë, kryetarë bashkie e drejtorë administrate, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
E pikërisht këto studio, paratë që fitojnë në Shqipëri i marin nga zyrtarët e ish Partisë së Punës, mesa duket bashkë me sloganin e devizën e gatshme se “fajin e ka Saliu” apo “opozita është problemi”!
Të kalosh nga shijet personale, në shpifje publike, e ta kesh kurajon ta shkruash këtë në një libër, është shumë e papranueshme! Aq më tepër për një studio gjasme ndërkombëtare arkitekture si Bolles and Wilson.
Këto qëndrime nuk janë të rastësishme!
Më herët, arkitekti holandez de Graaf kërkonte që në Shqipëri të mos mbaheshin zgjedhje fare, të shpallej mbret ose president i përjetshëm, punëdhënësi i tij Edi Rama.
Këto janë të gjitha lobime të paguara mirë nga taksat e shqiptarëve, e popullit më të varfër e të vjedhur të Europës.
Këto kontrata e këto klientelizma të Edi Ramës meritojnë një transparencë dhe hetim të plotë.
Ne në parlament do të ngremë zërin e do të kërkojmë llogari. Si i kanë marrë këto punë, si janë afruar, dhe pse miqtë e Edi Ramës janë gjithnjë fitues?!…

Të fundit