Flash News

E-TJERA

“Rama ik” pushton bulevardin, pamjet me dron tregojnë përmasat e protestës

“Rama ik” pushton bulevardin, pamjet me dron tregojnë

Pas nisjes së marshimit në qendër të Tiranës, pamjet me dron kanë nxjerrë në pah përmasat e protestës së 26-të kundër qeverisë. Qindra e mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke krijuar një kolonë të gjatë protestuesish që shtrihet përgjatë aksit kryesor të kryeqytetit.

Nga pamjet e filmuara nga lart, dallohet qartë se pjesëmarrësit kanë zënë të gjithë hapësirën e bulevardit, teksa valëvisin flamuj kombëtarë dhe marshojnë drejt Kryeministrisë.

Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti. Koret “Rama ik” dhe “Rama jep dorëheqjen” kanë shoqëruar marshimin përgjatë gjithë itinerarit, ndërsa pjesëmarrja e lartë është konsideruar nga organizatorët si një tjetër dëshmi e mobilizimit qytetar që vijon prej më shumë se tre javësh.

 

Të fundit