Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së, akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së, akt antishqiptar i

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të fundit të mazhorancës, duke i cilësuar ato si një sulm të qëllimshëm ndaj figurave të luftës së UÇK-së dhe historisë së çlirimit të Kosovës.

Në një deklaratë publike, PD akuzon përpjekjet për të përfshirë në diskutime politike dhe për të “përbaltur” emra të njohur të luftës çlirimtare, përfshirë Heroin e Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së, duke i quajtur këto veprime të ulëta dhe antishqiptare.

Sipas opozitës, këto qëndrime janë të nxitura politikisht dhe lidhen me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët PD i akuzon për qëndrime që dëmtojnë, siç thuhet në deklaratë, figurat dhe trashëgiminë e luftës për çlirimin e Kosovës.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Përbaltja me porosi të Ramës e heronjve të UÇK, akt i ulët dhe antishqiptar!
Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit, Tahir Sinani, dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK, është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla, eksponenti kryesor i krimit të organizuar, pas Edi Ramës, në Shqipëri.
Partia Demokratike e konsideron luftën për çlirimin e Kosovës si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, pas atyre të Skënderbeut.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit, dhe vasalëve të tij, si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjve, të rënëve dhe luftëtarëve të saj.

Të fundit