Flash News

E-TJERA

Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar

Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, ku një furgon turistësh është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet në vendngjarje, dëmet materiale në të dy mjetet janë të konsiderueshme, ndërsa përplasja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit