Flash News

E-TJERA

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po godasin bizneset në Shqipëri

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), në bashkëpunim me revistën “Monitor”, ka zhvilluar sot Forumin e Biznesit me temë “Si po ecën ekonomia?”, ku është prezantuar edhe edicioni i 14-të i Indeksit të Biznesit.

Gjatë forumit, drejtori ekzekutiv i AmCham, Neritan Mullaj, ngriti shqetësime mbi disa faktorë që sipas biznesit po ndikojnë negativisht në klimën ekonomike në vend.

Ai theksoi se ndër problematikat kryesore mbeten monopoli, korrupsioni dhe konkurrenca e padrejtë, ndërsa vuri në dukje se këto tregues vijojnë të mbeten në nivele shqetësuese.

Sipas tij, bizneset raportojnë gjithashtu përkeqësim të marrëdhënies me institucionet dhe një klimë gjithnjë e më të polarizuar politike, që po ndikon në zhvillimin ekonomik.

“Shqetësime kryesore janë monopoli, korrupsion dhe konkurrenca e padrejtë. Këto parametra kanë rënie, përveç gjetjes së stafit të kualifikuar. Pavarësisht se ka nivel në rritje, është shumë larg 50%. Flitet për një përkeqësim sistematik sa i takon marrëdhënies së biznesit me politikat e institucioneve. Kush është rënia më e madhe kundrejt vitit 2024? Janë 3 prej tyre që përbëjnë thelbin e rëndësishëm; klima e brendshme politike, infrastruktura dhe perceptimi i korrupsionit. Këto pika shënojnë dhe rezultatin më të lartë. Po ashtu ka rënë dhe klima e biznesit, vlera mbetet nën minimumet historike. Kjo përbën një alarm për të gjithë ne, sidomos për biznesin. Është rrit niveli i korrupsionit, i cili kthehet në krye të agjendës së reformave, që kërkohet nga bizneset”, tha ai.

Të fundit