Flash News

E-TJERA

Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë

Protesta që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 23-të të mobilizimit qytetar në Tiranë.

Përpara nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë, një nga pjesëmarrësit iu drejtua turmës me një thirrje për solidarizim me protestën e paralajmëruar nga sindikatat, duke theksuar se pakënaqësia nuk prek vetëm protestuesit, por edhe punëtorët dhe shtresat më të goditura nga vështirësitë ekonomike.

Ai bëri apel që qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të zhvillohet nesër para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ndërsa kërkoi edhe angazhimin e minatorëve dhe naftëtarëve përmes grevave.

“Sindikatat do të protestojnë në mbështetje të qytetarëve dhe punëtorëve që mezi përballojnë jetesën. Ftojmë të gjithë të jenë pjesë e kësaj proteste. Minatorët dhe naftëtarët duhet të ngrenë zërin, sepse janë ndër grupet më të prekura nga politikat e kësaj qeverie”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, protestuesi theksoi se lëvizja qytetare nuk do të zbehet nga presionet dhe se qëndresa do të vazhdojë deri sa kërkesat e qytetarëve të marrin përgjigje.

“Pavarësisht pengesave apo përpjekjeve për të na ndalur, ne do të vazhdojmë protestën:, tha ai.

Të fundit