Flash News

E-TJERA

“Rama, jep dorëheqjen!”/ Protestuesit vendosin çadër para Kryeministrisë, policia tenton t’i pengojë

“Rama, jep dorëheqjen!”/ Protestuesit vendosin

Momente tensioni janë regjistruar pak më parë gjatë protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, por ndërhyrja e forcave të policisë ka sjellë përplasje verbale për largimin e saj.

Pas këmbënguljes së qytetarëve, efektivët e policisë janë tërhequr, ndërsa protestuesit kanë vijuar me thirrjet e tyre të përsëritura: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Prej 22 ditësh, protesta qytetare vijon në kryeqytet, me kërkesën kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

 

Të fundit