Flash News

E-TJERA

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, 3 të plagosur

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, 3 të plagosur

Tre persona, mes tyre edhe një grua, kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur në superstradën Lezhë–Milot.

Ngjarja është regjistruar pranë fshatit Gajush, ku janë përfshirë në përplasje tre automjete. Si pasojë e goditjes, të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit