Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për 5 kërkesat e protestuesve

PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për 5 kërkesat

Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, lidhur me 5 kërkesat e paraqitura në protestën qytetare.

Konkretisht, qytetarët kërkojnë:

1.      Dorëheqjen e Qeverisë;

2.      Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;

3.      Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve;

4.      Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.      Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Grupi parlamentar i PD në dokumentin e interpelancës, kërkon që Rama të informojë Kuvendin “mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në Rezolutën e Parlamentit Europian për 3 pikat më sipër, që rezultojnë të jenë gjithashtu kërkesa të qytetarëve që prej rreth 3 javë protestojnë në mënyrë paqësore.”

Vetë Parlamenti Evropian shprehu shqetësim serioz për ndërtimin e aeroportit në zonën e Nartës (afër deltës së Vjosës), si dhe kërkoi moratorium për projektet që prekin zonën Vjosë–Nartë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit