Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestron ndaj pasurive të Ahmetajt, dosja rikthehet në Apelin e GJKKO

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestron ndaj pasurive të Ahmetajt,

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e dhënë një vit më parë nga Apeli i Posaçëm, i cili kishte vendosur sekuestrimin preventiv të disa pasurive në emër të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Vendimi është shpallur gjatë ditës nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka urdhëruar anulimin e masës së mëparshme dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm, nga një trupë tjetër gjyqësore.

Vendimi i mëparshëm, i marrë me kërkesë të SPAK, kishte vendosur sekuestrim preventiv mbi një apartament me sipërfaqe 167 m², si dhe disa shuma monetare në euro të depozituara në banka në emër të Ahmetajt, të cilat ishin nën hetim.

Me këtë vendim të ri, çështja rikthehet në gjykim dhe pritet të shqyrtohet sërish nga një trupë tjetër gjyqësore e Apelit të Posaçëm.

Të fundit