Flash News

Ditari i Opozitës

"Dezinformuesi më i madh i opinionit publik", Tabaku i përgjigjet Ramës për raportin e PE

"Dezinformuesi më i madh i opinionit publik", Tabaku i

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pasi kryeministri Rama tentoi nxori dy versione të amendamenteve që miratoi PE-ja, njëra që sipas tij, ishte në favor.

Tabaku ka reaguar ashpër ndaj Ramës duke e cilësuar këtë të fundit një dezinformues të opinionit publik.

Deputetja demokrate shprehet se amendamentet e PE-së kërkojnë rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024, pra, ndryshimet e miratuar nga mazhoranca në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

REAGIMI:

Disinformuesi më i madh opinionit publik në Shqipëri foli përsëri!

Euforia e atyre që kanë ngritur një sistem në shërbim të pakicës dhe jo të interesit publik nuk mund të fshehë të vërtetën.

Një nga mekanizmat përmes të cilëve u ndërtua ky sistem ishte ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura në vitin 2024. Përmes këtyre ndryshimeve u hap rruga që prona dhe troje me vlerë të jashtëzakonshme të kalonin në duart e interesave të ngushta, ndërsa sot disa prej përfituesve të kësaj skeme janë nën hetim nga SPAK.

Pikërisht për këtë arsye, amendamentet e Parlamentit Europian kërkojnë rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024. Njësoj siç kërkojnë heqjen e ligjit të investimeve strategjike, një ligj që është shndërruar në simbol të trajtimit preferencial, privilegjeve dhe kapjes së shtetit nga interesa të veçanta.

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Europës vetëm duke çmontuar sistemin e pakicës që punon për një grusht njerëzish dhe që ka dëmtuar ekonominë, konkurrencën dhe besimin te shteti. Kjo kërkon reforma të thella, institucione të forta dhe barazi para ligjit.

Ata që ndërtuan arkitekturën e shtetit të kapur nuk mund të jenë ata që do të ndërtojnë Shqipërinë europiane.

Të fundit