Flash News

E-TJERA

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë...

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5

Skënder Nika i cili u dhunua gjatë ditës së sotme, ka rrëfyer për News24, detaje nga ngjarja e rëndë. Ai është shprehur personat që e dhunuan i janë prezantuar si policisë.

“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time.

Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai. Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, në Bashkinë e Fushë Arrësit.

Burime paraprake bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet për hakmarrje, pasi çifti dyshohet se kishte denoncuar më herët parcela të kultivuara me lëndë narkotike në zonë.

Të fundit