Flash News

E-TJERA

I dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në qeli Florian Musajn

I dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të strukturuar kriminal që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash kryesisht përmes ndërtimit në Shqipëri.

Florjan Musaj ka dalë këtë të mërkurë, 17 qershor, para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK, ndërsa ishte pjesë e listës prej 10 personave ndaj të cilëve ka masë sigurie arresti në burg.

Ai nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë veç faktit se kërkonte avokat kryesisht pasi nuk kishte patur kohë të zgjidhte një mbrojtës të tij, teksa gjykata i caktoi avokatin e shtetit Arben Peçi.

Vetëm Musaj përfundoi në pranga, ndërsa 7 të tjerë përfshirë Eldi Dizdarin, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun ndodhen jashtë vendit.

Për 2 të tjerë SPAK tha se ka informacione se ndodhen në Shqipëri dhe po punohet për kapjen e tyre

Të fundit