Flash News
Analiza e "The Brussels Times": Pse Ramës dhe Vuçiçit u leverdis më shumë vonesa sesa anëtarësimi?
Kush është Shpëtim Aliu, hallka kyçe e trafikut të kokainës që fshihej pas emrit “Salvadore”
Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, publikohen emrat e të akuzuarve për trafikun e kokainës
Shoqëria civile e rreme dhe ajo e vërteta
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
"Si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur", si nisi përplasja e Neomalësores me Ramën?

Megjithëse ende jo zyrtarisht, Marjana Koçeku nuk ka dorëzuar kërkesën për largim nga grupi parlamentar i PS-së, ajo sfidoi Edi Ramën duke i kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe e paralajmëroi se nuk ka ndërmend të lërë mandatin e marrë nën siglën e PS-së.
Marjana Koçeku mungoi edhe këtë të martë në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme.
Siç shihet nga këto pamje, deputetja Koçeku e ka lënë bosh karrigen ku ajo supozohej të ulej si anëtare e këtij komisioni përkrah kolegëve Romina Kuko dhe Ervin Hoxha. Burime nga grupi parlamentar socialist, të kontaktuara nga Top Channel, pohuan se ende nuk kanë një kërkesë me shkrim për t’u larguar nga grupi, siç ajo deklaroi të dielën përmes një statusi në Facebook.
Po ashtu, ende nuk është bërë i mundur kontaktimi i saj përmes telefonit, fakt që u deklarua një ditë më parë nga nënkryetari i grupit, Erion Malaj. Të hënën, Marjana Koçeku publikoi fillimisht një simbol me flamingo e më pas një koment ku ajo shfaqet në ambientet e një kishe, shoqëruar me këtë mesazh:
“Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurt. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë dhe të kuptimësisë, që kurrë të mos largohemi drejt rrugëve t’humbura.”
Postimi i saj edhe në llogarinë në Instagram me emrin “Neomalësore” është ripostuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, me mbishkrimin “Flet vetë”.
Por përse ky largim i Marjana Koçekut nga PS-ja?
Për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, disa burime të pavarura nga njëri-tjetri, nga socialistët e Shkodrës, e lidhin këtë veprim të Marjana Koçekut me datën 8 qershor, kur kryetari i PS-së, Edi Rama, ishte në Shkodër për turin e 35-vjetorit të PS-së, i veshur me një bluzë ku ishte stampuar një flamingo, veprim që u komentua nga deputetja Koçeku.
“I nderum kryeministër, mirë se erdhe në Shkodër si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur sot…”
Ky koment, pohojnë të njëjtat burime, ishte në qendër të debatit që Rama zhvilloi në një takim informal pas eventit me deputeten Marjana Koçeku.
Me sa duket, ajo çfarë Rama i ka thënë deputetes 26-vjeçare nuk është mirëpritur prej saj dhe, si pasojë, mund të jetë shkaku i supozuar për deklaratën e mëpasshme dhe më pas fikjen e telefonit.
Neomalësorja së fundmi ka marrë një ftesë nga koordinatorët e protestës “Flamingo”, të cilët gjithnjë e më shumë po nxiten të krijojnë një alternativë të re politike. Nëse Marjana Koçeku bëhet deputetja e parë që do të përfaqësojë “Flamingot” në Parlamentin aktual, kjo mbetet për t’u parë.
Por burime nga socialistët e Shkodrës ngrenë dyshime se edhe zyrtarët e futur në administratë me ndikimin e saj të drejtpërdrejtë janë përfshirë nga ndjenja e saj rozë revolucionare përmes postimeve mbështetëse në rrjetet sociale.
Në kushtet e anonimatit, kolegë socialistë të Marjana Koçekut pohuan për Top Channel se ky zhvillim, i kalimit të saj si deputete e pavarur, ishte i pritshëm nëse do t’u referoheshim disa episodeve ku “Neomalësorja” deputete ka qenë e lëkundur dhe jo në një linjë politike me vendimet e grupit të PS-së.
Kur po diskutohej projektligji për Barazinë Gjinore dhe të gjithë deputetëve socialistë u ishte kërkuar të votonin pro, Marjana Koçeku ka pasur një komunikim me drejtuesit e grupit.
Citohet të jetë shprehur se “nga një diskutim me priftin e zonës i ishte thënë se ajo nuk duhej të pajtohej me këtë projektligj”.
Më pas, deputetja Koçeku nuk mori pjesë në seancën ku u votua ky projektligj, duke njoftuar grupin se “kishte nënën të sëmurë”./ TCH
Të fundit
Portugalia synon historinë në Botërorin 2026: Fernandes flet për ëndrrën e madhe
16 Qershor 2026, 21:40
"Ëndrrat e vrara në Shqipëri", pankartat pikante nga protesta e 17-të
16 Qershor 2026, 21:17
As alarm, as dalje emergjence: si jetojnë studentët në konviktet e Qytetit Studenti
16 Qershor 2026, 21:02
Debutimi i Yamal në Kupën e Botës vjen me një dedikim të veçantë
16 Qershor 2026, 20:38
Protesta/ Eurodeputetja Salis: Qeveria e Ramës nuk po mbron interesat e qytetarëve
16 Qershor 2026, 19:54
Shtyhet orari i protestës, shkak temperaturat e larta
16 Qershor 2026, 19:15
Këto 3 shenja horoskopi konsiderohen shoqëruesit idealë për pushime
16 Qershor 2026, 18:54
Me flamurin kuq e zi, turistët i bashkohen protestës kundër Ramës
16 Qershor 2026, 18:31
Zbulohet destinacioni sekret në Europë ku pritet të firmoset marrëveshja SHBA–Iran
16 Qershor 2026, 18:20
SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë euro pasuri
16 Qershor 2026, 17:44
Zhupa: Shumë shpejt Berisha do të ketë takime në SHBA
16 Qershor 2026, 17:22
Kombëtarja e Uruguait nën lupën amerikane, kontrolle me qen antidrogë dhe detektorë
16 Qershor 2026, 17:11
SPAK zbardh itinerarin e kokainës, ja episodet kryesore të trafikut të d*ogës
16 Qershor 2026, 16:53
Trump: Marrëveshja e thotë qartë se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
16 Qershor 2026, 16:27
Pse truri ynë nuk funksionon në situata me presion të lartë
16 Qershor 2026, 16:19
Botërori 2026 premton spektakël, çerekfinalet “e zjarrit” që mund të prodhojë turneu
16 Qershor 2026, 16:10
Kush është Shpëtim Aliu, hallka kyçe e trafikut të kokainës që fshihej pas emrit “Salvadore”
16 Qershor 2026, 15:48
Si të qëndroni të sigurt gjatë udhëtimeve në vapë ekstreme
16 Qershor 2026, 15:39
"Si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur", si nisi përplasja e Neomalësores me Ramën?
16 Qershor 2026, 15:37
Kush është Dritan Gjika, mafia shqiptare e trafikut të drogës në Ekuador
16 Qershor 2026, 15:16
Zjarr me përmasa të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan
16 Qershor 2026, 14:43
Nga Dritan Gjika te Armando Pacani, publikohen emrat e të akuzuarve për trafikun e kokainës
16 Qershor 2026, 14:28
Kur dashuria mbaron, por lidhja vazhdon: pse ndodh kjo te disa burra?
16 Qershor 2026, 14:07
Ikona e Botërorit sinjalizon fundin e karrierës pas Kupës së Botës 2026
16 Qershor 2026, 13:53
Shoqëria civile e rreme dhe ajo e vërteta
16 Qershor 2026, 13:46
U dënua me 15 vite burg për trafik droge drejt Italisë, GJKKO lë pas hekurave Moisi Habilaj!
16 Qershor 2026, 13:40
Tabaku: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet dhe në Parlamentin Europian
16 Qershor 2026, 13:14
Deputetët e PD takojnë McAllister në Parlamentin Europian, në fokus integrimi i Shqipërisë
16 Qershor 2026, 13:07
Berisha: Dumani po fsheh qeveritarët e Arubës për të mbrojtur Ramën
16 Qershor 2026, 12:58
Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!
16 Qershor 2026, 12:38
Shqipëria proteston dhe i kërkon largimin, Rama prezanton skulpturat e tij në Zyrih
16 Qershor 2026, 12:30
Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike, Rama mashtroi me studimin për mediat
16 Qershor 2026, 12:20
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
16 Qershor 2026, 12:12
Peshkaqeni “dhelpër” befason pushuesit në Borsh, kapet në rrjetat e peshkatarëve
16 Qershor 2026, 11:59
Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona
16 Qershor 2026, 11:56
Grabitet me armë një pikë karburanti në Krujë
16 Qershor 2026, 11:42
Bregdeti për pakicën, emigrimi për shumicën/ Kostoja reale e modelit të resorteve
16 Qershor 2026, 11:32
Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje arrin në 52 mandate falë diasporës
16 Qershor 2026, 11:21
Video/ Përleshje fizike mes tifozëve në New York para ndeshjes Argjentinë-Algjeri
16 Qershor 2026, 11:09
Rama shpërthen pas akuzave për shpenzime shtetërore në Zvicër: S’ka bir nëne a bir ku*ve...
16 Qershor 2026, 10:54
Vala e të nxehtit pushton vendin, termometri pritet të arrijë 39°C
16 Qershor 2026, 10:22
Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
16 Qershor 2026, 10:06
Ndërtuan kate shtesë pa leje në Tiranë, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 4 persona
16 Qershor 2026, 09:58
Çfarë kanë rezervuar yjet? Dashuria buzëqesh për beqarët, kujdes me paratë
16 Qershor 2026, 09:46
Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin
16 Qershor 2026, 09:34
Mbahet sot seanca në themel në GJKKO për gjyqin e Erion Veliajt
16 Qershor 2026, 09:33
A mund të trashëgohet trauma nëpërmjet gjeneve?
16 Qershor 2026, 09:20
Dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ulzës, ende asnjë gjurmë nga 37-vjeçari
16 Qershor 2026, 09:12
Surprizë në Botëror, Egjipti ndal Belgjikën në barazim
16 Qershor 2026, 08:56
Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
16 Qershor 2026, 08:33
Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, kryeson Shkodra
16 Qershor 2026, 07:51
BE hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës
16 Qershor 2026, 07:32
Njihuni me parashikimin e motit për sot
16 Qershor 2026, 07:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Qershor 2026, 07:00
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare
15 Qershor 2026, 22:51
Të rinjtë protestojnë, deputeti i Ramës u mban leksion: Më duket e tepruar që ankohen
15 Qershor 2026, 22:00
Protestuesit marshojnë drejt ish-Bllokut, thirrje kundër qeverisë gjatë tubimit
15 Qershor 2026, 21:19
Marshuan drejt Rinasit, policia procedon penalisht 19 protestues
15 Qershor 2026, 20:55
Paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit
15 Qershor 2026, 20:15
Çfarë e bën një këngë të Botërorit të paharrueshme?
15 Qershor 2026, 19:59
Emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier
15 Qershor 2026, 19:38
Në ditën historike të BE-së, Shqipëria ‘injorohet’ nga Marta Kos
15 Qershor 2026, 19:24
I riu humb jetën gjatë lundrimit me motor uji në Liqenin e Ulzës
15 Qershor 2026, 19:03
Dita e 16-të, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
15 Qershor 2026, 18:47
VanHorn në Tiranë: Shqipëria e hapur për investime, por në mbrojtje të interesave kombëtare
15 Qershor 2026, 18:18
U arrestua në Belgjikë, shfaqet i transformuar ‘Gert Gjenerali’
15 Qershor 2026, 17:58
Martesa në plan të dytë, Millennials po zgjedhin jetesën me miqtë
15 Qershor 2026, 17:33
Çmenduria e Botërorit, bar-i në Miami ofron kokteje në këpucë
15 Qershor 2026, 17:12
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47