Flash News

SPORT

Surprizë në Botëror, Egjipti ndal Belgjikën në barazim

Surprizë në Botëror, Egjipti ndal Belgjikën në barazim

Botërori 2026 ka dhuruar një tjetër rezultat të papritur. Belgjika nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egjiptit në sfidën e vlefshme për Grupin G, e zhvilluar në Seattle.

“Faraonët” zhvilluan një paraqitje mjaft të mirë dhe arritën të godasin të parët. Në minutën e 29-të, Ashour lëshoi një goditje të fuqishme që mposhti Courtois, duke i dhënë avantazhin përfaqësueses afrikane.

Egjipti pati mundësi të tjera për të dyfishuar shifrat, por Belgjika reagoi në pjesën e dytë falë Romelu Lukakut. Sulmuesi belg, i aktivizuar nga stoli, shënoi vetëm pak çaste pasi hyri në fushë, duke rikthyer ekuilibrat në minutën e 66-të.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe ekipet ndanë nga një pikë në ndeshjen e parë të turneut.

Pas këtij barazimi, Belgjika dhe Egjipti e nisin rrugëtimin e tyre në Botëror me nga një pikë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Zelanda e Re.

Të fundit