Flash News

SPORT

Debutimi i Yamal në Kupën e Botës vjen me një dedikim të veçantë

Debutimi i Yamal në Kupën e Botës vjen me një dedikim

Talenti i ri i Spanjës, Lamine Yamal, shfrytëzoi ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës për të dërguar një mesazh të veçantë lidhur me rrënjët e tij familjare.

Në sfidën debutuese të Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër, e mbyllur në barazim 0-0, Yamal u paraqit me një palë këpucë të personalizuara, ku ishin vendosur flamujt e Marokut dhe Guinesë Ekuatoriale. Me këtë gjest, ai zgjodhi të nderonte vendet nga vijnë prindërit e tij – babai me origjinë marokene dhe nëna nga Guinea Ekuatoriale.

Detaji nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe mediat, duke u konsideruar si një shprehje krenarie për trashëgiminë e tij kulturore, pavarësisht se përfaqëson ngjyrat e kombëtares së Spanjës në arenën më të madhe të futbollit botëror.

Të fundit