Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Momenti kur 22-vjeçari përplaset me mjetin e Policisë Kufitare dhe humb jetën në Ksamil

VIDEO/ Momenti kur 22-vjeçari përplaset me mjetin e Policisë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Mesohet se i riu po drejtonte një mjet lundrues tip “Jet Car” kur është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës, i cili ndodhej i ndaluar rreth 400 metra larg vijës bregdetare, në kuadër të monitorimit të hapësirës detare.

Pamjet nga vendngjarja nga reporter tv tregojnë momentet para aksidentit, ku mjeti i drejtuar nga 22-vjeçari lëviz me shpejtësi të konsiderueshme në drejtim të skafit të policisë. Përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë.

 

Të fundit