Flash News

E-TJERA

SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë euro pasuri

SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë

Prokuroria e Posaçme goditi sot një tjetër grup kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe pastrim parash, në krye të së cilës ishte Salvador alias Shpëtim Aliu.

Ky i fundit, një emër i panjohur, kishte vartës emra të mëdhenj të botës së krimit, si: Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe vëllezërit Çopja.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 491 pasuri të grupit kriminal me vlerë 150 milionë euro.

Pronat e sekuestruara fillojnë nga toka, hotele, apartamente, vila, në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, në veri në Lezhë dhe Shkodër e në jug Dhërmi e Sarandë. Vetëm në një kompleks turistik në Hamallaj, janë sekuestruar 121 vila, apartamente, dublekse, parkime, e mjete etj,

Katër shoqëri rezultojnë në zotërim të një personi, Isa Aliu, “Aliu Road Hous” e me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier (50% të kuotave), “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan.

SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë SPAK “ngrin” luksin e grupit kriminal, sekuestrohet 150 milionë

Të fundit