Flash News

E-TJERA

Dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ulzës, ende asnjë gjurmë nga 37-vjeçari

Dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ulzës, ende asnjë gjurmë nga

Operacioni për gjetjen e një 37-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ulzës po vazhdon prej më shumë se një dite, ndërsa deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, banues në Laç, ishte duke lundruar me një mjet ujor në liqen kur dyshohet se ka rënë në ujë. Që prej atij momenti ai nuk është parë më, duke ngritur dyshimet se ka humbur jetën.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë efektivë të Policisë së Shtetit, polumbarë të specializuar, familjarë të 37-vjeçarit dhe banorë të zonës, të cilët po kontrollojnë vazhdimisht sipërfaqen dhe zonat përreth liqenit.

Pavarësisht përpjekjeve intensive, trupi i të riut nuk është lokalizuar ende. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet do të vijojnë pa ndërprerje, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit