Flash News

E-TJERA

PPNEA kritikon deklaratën e Marta Kos: Po injorohen shkeljet në Vjosë–Nartë, mbështeteni në garanci politike

PPNEA kritikon deklaratën e Marta Kos: Po injorohen shkeljet në

Organizata PPNEA ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me zhvillimet në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë–Nartë, e cila tha se ka marrë gatanci nga qeveria shqiptare se do të respektohen standardet eveopiane.

PPNEA e ka cilësuar të papranueshme dhe të bazuar në garanci politike nga qeveria shqiptare.

Në reagimin e saj, PPNEA shprehet se Komisioni Europian nuk adresoi çështjet kryesore që lidhen me ligjshmërinë e punimeve, dëmet mjedisore të shkaktuara, teksa i bëri thirrje Komisionit Europian të dënojë publikisht zhvillimet e konsideruara të paligjshme në Vjosë–Nartë.

"Deklarata e Komisioneres Kos është e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese.

Në vend që të denoncojë ndërhyrjet e paligjshme që tashmë kanë dëmtuar Vjosë–Nartën, Komisioni zgjedh të mbështetet në “garanci” politike dhe të zhvendosë vëmendjen drejt procedurave të ardhshme.

Komisioni duhet urgjentisht t’u bëjë thirrje autoriteteve shqiptare për vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm mbi të gjitha lejet e ndërtimit dhe punimet në Zonat e Mbrojtura, deri në shfuqizimin e ndryshimeve të Ligjit nr. 21/2024 për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesat e BE-së në kuadër të Kapitullit 27.

Çdo qasje që injoron dëmin e shkaktuar dhe paligjshmërinë në terren minon besueshmërinë e vetë standardeve të Bashkimit Europian.

Pa këtë hap minimal, çdo deklaratë për “standarde europiane” mbetet e zbrazët dhe kontradiktore me realitetin në terren", thuhet në reagim.

facebook.com
Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
Deklarata e Komisioneres Kos është e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Në vend që të denoncojë ndërhyrjet e paligjshme që tashmë kanë dëmtuar Vjosë–Nartën, Komisioni zgjedh të mbështetet në…
 
 

Të fundit