Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës

Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të

Protesta qytetare solli përçarjen e parë brenda grupit socialist. Marjana Koçeku, një ditë më partë, njoftoi largimin nga Partia Socialiste.

Përmes një njoftimi në Facebook, Koçeku tha se do të ishte tashmë një deputete e pavarur.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar ajo.

Së fundmi, Marjana Koçeku ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale rreshtimin e saj në mbështetje të protestës.

Ajo ka postuar një ‘emoji’ flamingo, e cila gjerësisht është etiketuar edhe si “Revolucioni i Flamingove”.

 

Të fundit