Flash News

E-TJERA

U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë

U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç,  brenda automjetit të një kompanie ku ishte i punësuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 dhe ka tronditur zonën.

Sipas burimeve nga hetimet, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është ajo e hakmarrjes.

Dyshohet se viktima mund të ketë pasur lidhje të mëhershme me ngjarje kriminale në zonë, përfshirë një dyshim për përfshirje në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, i cili rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit.

Megjithatë, policia sqaron se deri tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar apo i skeduar si i dyshuar për atë ngjarje. Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivin e plotë të krimit dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.

Të fundit