Flash News

E-TJERA

Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve

Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të

Partia Demokratike Evropiane (PDE), me qendër në Bruksel, ka reaguar ndaj protestave që po zhvillohen prej dy javësh në Tiranë, duke i cilësuar ato si një shprehje legjitime të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare.

Në deklaratën e saj, PDE vlerëson mobilizimin e qytetarëve në mbrojtje të transparencës, llogaridhënies publike dhe mjedisit, ndërsa u kërkon institucioneve shqiptare të dëgjojnë shqetësimet e ngritura nga protestuesit.

Partia evropiane i drejton gjithashtu një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se rruga drejt integrimit evropian kërkon respekt për shtetin e së drejtës dhe interesin publik. Sipas reagimit, “Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private”.

PDE nënvizon se aspirata evropiane e Shqipërisë duhet të mbështetet te mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, forcimi i institucioneve demokratike dhe garantimi i transparencës në vendimmarrje.

“Natën e kaluar, sheshet e Shqipërisë u mbushën sërish, qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokat e mbrojtura, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshje të paqarta për zhvillime luksoze. Ky nuk është “anti-progres”. Është demokracia që po kryen funksionin e saj.

Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private. Nëse Shqipëria do Evropën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe shtetin e së drejtës mbi pushtetin”, shkruhet në reagim.

Të fundit