Flash News

E-TJERA

Protestat e diasporës shtrihen në 17 qytete të botës kundër Ramës, tubime edhe në Europë dhe Amerikën e Veriut

Protestat e diasporës shtrihen në 17 qytete të botës

Protestat e shqiptarëve e nisur në Tiranë ka kaluar kufijtë e vendit dhe është shtrirë në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytete dhe qendra të rëndësishme ndërkombëtare, ku diaspora shqiptare është organizuar në tubime pothuajse të përditshme.

Protestat e diasporës shtrihen në 17 qytete të botës
Nga protesta e shqiptarëve në Gjermani

Pas protestave të zhvilluara në Shqipëri dhe jashtë saj, organizatorët kanë njoftuar se këtë të diel, më 14 qershor, do të zhvillohen protesta të njëkohshme në 17 qytete të Europës dhe Amerikës së Veriut, me kërkesën kryesore dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Një nga aktivistët lexoi kalendarin e protestave të zhvilluara gjatë ditës së sotme në diasporë, si dhe ato të planifikuara për nesër.

Qytetet ku priten tubime më 14 qershor
Amerika e Veriut
Në SHBA dhe Kanada, protestat do të mbahen në disa qytete kryesore, përfshirë:

New York
Chicago
Boston
Michigan
Toronto
Gjermania
Gjermania vijon të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit të diasporës, me protesta në:

Berlin
Mynih
Këln
Stuttgart
Italia dhe Greqia
Në vendet me numër të madh emigrantësh shqiptarë, tubimet do të përqendrohen në:

Athinë
Gjenova
Faenza
Vendet e BE-së dhe Skandinavia
Protesta janë paralajmëruar edhe në disa kryeqytete dhe qendra europiane, si:

Hagë
Strasburg
Vjenë
Oslo
Odense
 

Të fundit