Flash News

Ditari i Opozitës

SHBA hoqi sanksionin, Berisha: Ishte vendim i bazuar në lobimin korruptiv të Ramës dhe Soros

SHBA hoqi sanksionin, Berisha: Ishte vendim i bazuar në lobimin korruptiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë për mediat heqjen e masës ‘non-grata’ nga Departamenti Amerikani Shtetit, sanksion i vendosur nga ish-administrata Biden.

Nga konferenca për mediat, Berisha shprehu falënderim për administratën Trump dhe Sekretarin Rubio, duke theksuar se u korrigjua një padrejtësi e lobuar nga Edi Rama dhe George Soros.

Kryedemokrati deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë ‘non-grata’ dhe sqaroi se është një produkt në përputhje të plotë me ligjet që kanë Shtetet e Bashkuara.

Berisha: Së pari, duhet të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara. Tani, dy gjëra do të theksoj. Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listën, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara ai dhe familjarët e tij.

Sali Berisha s'ka qenë kurrë 'non grata'. Shpallja 'non grata' bëhet, bazohet në Konventën e Vjenës. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre. Është një produkt në përputhje të plotë me ligjet që kanë Shtetet e Bashkuara.

Të fundit