Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD mbështet protestën e rinisë dhe qytetarëve, çdo demokrat dhe mbështetës t’i bashkohet

Berisha: PD mbështet protestën e rinisë dhe qytetarëve,

Kreu i PD Sali Berisha ka shprehur sërish mbështetje për protestën qytetare e cila po zhvillohet prej 12 ditësh në Tiranë.

Berisha tha se kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë kryeqyteti, duke i bërë thirrje çdo demokrati t'i bashkohet protestës.

Berisha: Jam këtu për të shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme të PD-së për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Protestë, e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo.

Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufinjtë e forcave politike. Por, që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës. Kërkon anulimin e një seri ligjesh për të cilat deputetët e PD në parlamentin e Shqipërisë kanë votuar kundër në komisione dhe në seancë plenare.

Pra, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës i PD, por edhe çdo qytetar i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ka motivet më të fuqishme për të mbështetur këtë protestë, e cila ka marrë krahas përmasave të uraganit në rrugët dhe sheshet e Tiranës, përmasa të papara botërore.

Të fundit