Ditari i Opozitës

Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike

Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët,

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar provokimet dhe gjuhën që kryeminstri Rama ka përdorur ndaj qytetarëve që prej 13 ditësh protestojnë për largimin e tij.

Berisha tha se Rama duhet të lërë pas këto akte të ulta, sipas kryedemokratit, dhe të japë një zgjidhje politike.

Berisha: Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve, epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij. Njëherë i paraqet agjentë të fuqive të huaja, të vendeve të tjera. Herë tjetër fajin e kanë influencerët. I cili përpiqet t’i përshkruajë ashtu siç nuk janë. Dhe i them ta mbajë gojën sepse një influencere është një personalitet në universin digjital.

Akt i ulët dhe shumë i rëndë provokacioni ishte stampimi në bluzën e tij i flamingos. I kujtoj disa vargje të Fishtës, që njerëz si ai i quan barkderra, dhe i kujtoj se nuk ke asnjë të drejtë morale ti, vrasësi i flamengove me aeroportin që ndërtove, etj me radhe. Stampo në bluzën tënde Lubinë, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit, Gys Agasin dhe Armand Frangun, ata stampoji, jo flamengot. Flamengot janë simbol i asaj ndërgjegje të lartë mjedisore që ka arritur rinia shqiptare.

Bluzën vishe me Lubinë, vendos edhe dy Lindat, njërën në një krah, tjetrën në krahun tjetër. Mos harro Gysin dhe Armand Frangun, këto të shkojnë ty. Lëri provokimet, bëj zgjidhjen politike.

Të fundit