Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Laknas.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Tiranës, një automjet është përplasur me një motomjet në rrugën “Nënë Tereza”, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të motorit. 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit