Flash News

E-TJERA

I akuzuar për korrupsion, Beqaj në hall me laboratorin e SPAK: Nuk dihet nëse është i akredituar

I akuzuar për korrupsion, Beqaj në hall me laboratorin e SPAK: Nuk

Në seancën e radhës gjyqësore për dosjen e njohur si “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kundërshtuar vlefshmërinë e provave digjitale të paraqitura nga organi i akuzës, duke kërkuar përjashtimin e tyre nga procesi.

Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Beqaj ngriti dyshime mbi laboratorin e përdorur për ekspertimin e këtyre provave, duke pretenduar se nuk është bërë e qartë nëse ai disponon akreditimin e nevojshëm. Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura të mbrojtjes, nuk është dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Kam dyshim te laboratori i SPAK. Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë. Tri herë avokati im ka pyetur a është laboratori  i akredituar. BKH thotë, kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje”, ka thënë ai.

Ish-ministri vuri në diskutim edhe vlefshmërinë e disa programeve kompjuterike të përdorura nga hetuesit. Në përfundim, Beqaj kërkoi pushimin e procedimit penal ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe se në këtë çështje nuk ka pasur vjedhje

"Provat digjitale të përjashtohen. Kërkoj të përjashtohet si provë "aneksi 5", pasi është një letër pa firmë, pa vulë. As dokument nuk mund të quhet, jo më provë. Te drafti i Kodit të ri penal ka përkufizim “vjedhja”. Neni i kodit penal në komunizëm nuk ka përkufizim. Të tillë kanë vijuar edhe pas. Përkufizimi më i mirë është në kodin e kohës së Zogut. Në 18 kode penale të vendeve të huaja, që ju kam sjellë, e kanë një përkufizim të vjedhjes. Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar. Kërkoj pushimin e çështjes penale. Unë nuk kam vjedhur. As Ilir Rrapaj nuk ka vjedhur”, shtoi ai.

Të fundit