Flash News

E-TJERA

Protesta/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Protesta/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë

Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua protestës qytetare  ku me një fjalim të mbushur me emocione iu drejtua protestuesve nga podiumi se Shqipëria nuk ka nevojë të quhet “e re”.

Sipas tij ajo ka qenë gjithmonë e tillë në shpirt dhe në identitet, ndërsa mbrojtja e saj është detyrim i përbashkët i qytetarëve.

Nuk jam dakord me ‘Shqipëri e re’! Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, gjithmonë bukuroshe! Këta që kemi në krye janë për ta copëtuar! E kemi për detyrë ta mbrojmë Shqipërinë tonë! Ky është det i dashurisë o njerëz!”, u shpreh aktori.

Në vijim të fjalës së tij, Malkaj iu drejtua edhe shqiptarëve në rajon, duke bërë një thirrje për unitet dhe kujtesë historike mbi sakrificat për flamurin kombëtar.

“I bëj një thirrje Dardanisë, Kosovës, se edhe ata kanë derdhur shumë gjak për të ngritur flamurin në Vlorë!”, shtoi ai.

Fjalimi i aktorit u prit me duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijojnë tubimet për largimin e Edi Ramës. 

Të fundit