Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Një masë argëtuese opinionistësh të Tiranëprishtinës, shoqëruar me ndonjë sondazh artizanal, formulojnë teza, logjika e të cilave, ngaqë nuk qëndron, dëshmon tmerrin që u ka shtënë protesta.
Së pari, sepse protesta u ka marrë pikërisht atë që ata pretendonin se Rama ishte i vetmi që e jepte: tonin urban, një coolness të cilën me gjasë, Partia Demokratike, kryesorja në opozitë, nuk e formulonte që nga viti 2005.
Më keq se aq, Rama ka përmbysur prirjen: nga provokues është kthyer në subjekt argëtimi.
Kjo i ka lënë batonicusin, beratinusin, frocupinusin e karabullakë të tjerë të lagunës qeveritare, pa palloin e tyre ekzibicionist dhe përballë flamingos, simbolit të protestës.
Së dyti, ngaqë Partia Demokratike dhe Berisha nuk janë ngjizës të kësaj proteste, atyre u duhet të shpikin antiteza të reja për ta rrëzuar në sytë e publikut. Kontestuesit proqeveritarë të protestës, që e paragjykojnë së largu, nuk e dallojnë dot se kjo protestë nuk është as e drejtorëve apo ish-drejtorëve të pushteteve, as e atyre që kanë një punë të cilën duan ta mbajnë, apo atyre që lypin një punë që duan ta kenë.
Si e tillë protesta mban erë të mirë. Si protestë e shtresës së mesme, e cila dallon nga e larta dhe e varfra, pikërisht ngase kërkon që të mos erëmojë apo kundërmojë dallueshëm, pra as djersë mundimi dhe as parfume të shtrenjta në doza asgjësuese, që do turbullonin edhe makinat.
Shtresa e mesme mund të dallohet mu nga mospërpjekja për t’u stolisur në mënyrë të atillë, sa të humbasë individualitetin, pikërisht ngase mendon se e ka. Prandaj turma e kësaj mase nuk është amorfe, ajo bie në sy, jo si dëshpërim dhe as si mbiekspozim, por si identifikim.
Kjo i ka kapur ‘mendimtarët’ politikë të papërgatitur. Sa të shpikin mjetet dhe format e reja të narrativës për t’u përballur me këtë protestë, ata nxjerrin nga sënduku i shërbimeve instrumentet e zakonshme anti-opozitë.
Më i pari i tyre është ‘interesi i Shqipërisë nacional-moderne’ që bëhet halë në sy të fqinjve dhe armiqve me këtë projekt. Ata kundër tij janë, pak a shumë, si luditët, punëtorët që thyenin makinat në prag të Revolucionit Industrial, ngaqë u merrnin punët, apo se nuk i kuptonin, duke i marrë si forma të djallit.
Instrumenti i dytë është (dis)avanazhi numerik, ajo që njihet si ‘teknika e Karlos’, dmth fluturimi me dron përmbi protestë për të gjetur gropa njerëzore dhe për të shpallur mjerimin e numrave minimalë, dmth mosmbështetjen popullore. Me dron doli edhe Rama, duke e shpallur ashqiare shqetësimin që i sillte protesta.
Instrumenti i tretë janë sondazhet të cilat, si përherë, për të hutuar gjindjen përdorin terma si metodologji, kampion, marzh gabimi etj. Ndryshe nga dronët këto janë fluturime me pras, të ngjashme me dialogjet e Boratit.
Eshtë argëtuese të shohësh burra në moshë të respektuar, që janë hutuar nga mungesa e Berishës dhe PD si shënjestër dhe janë çoroditur, ngaqë protesta, për shkak të laryshisë dhe pozicionit që ka zënë në vëmendjen e publikut, është një shënjestër e lëvizshme.
Do të rrimë në kanapenë e soditjes duke i parë të tillë: pa shënjestër, pa analizë, me tahminin e lojës së vjetër dhe, çka është më e rëndësishmja, të hutuar. Protesta, duhet thënë, ka bërë diçka krejt të mëvetësishme dhe të herës së parë. E ka zhvendosur pendulin e revoltës dhe formulimit publik disa dekada para.
Për herë të parë Shqipëria i ngjan Perëndimit dhe ndoshta ia kalon atij, në një akt publik që ngjizet, në dukje rastësisht, kur pushteti kryen kaq shumë transgresione kundër atyre që kanë fuqinë e vërtetë, rreshtimin pas së drejtës.
Graviteti i së keqes nuk duron më as veten.
Të fundit
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
Berisha: Mbështesim pa asnjë rezervë kërkesat e protestuesve, Rama të japë dorëheqjen
8 Qershor 2026, 14:20
Buxheti për rroga "shpërthen" në vitin e zgjedhjeve, Bashkitë shpenzuan 45.6% për paga
8 Qershor 2026, 14:09
Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Paskuqan
8 Qershor 2026, 13:59
Rama del me minifund, komentuesit e 'masakrojnë': Është sëmurë djali?
8 Qershor 2026, 13:46
Peticion anti-Rama, mbi 395 mijë qytetarë firmosin për largimin e kryeministrit
8 Qershor 2026, 13:38
Vrasja në mes të ditës në Kamëz, reagon policia: S’ka të dëmtuar të tjerë nga ngjarja
8 Qershor 2026, 13:21