Flash News

Ditari i Maxhorancës

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot qytetarëve: Letrat e b*thës me fytyrat e juaja...

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përfshirë ditët e fundit në një seri përplasjesh të drejtpërdrejta në rrjetet sociale me qytetarë, në një kohë kur protesta kundër projektit të diskutuar në Zvërnec ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe ndërkombëtare.

Debatet kanë nisur në faqet e tij në Facebook, ku qytetarë të ndryshëm i kanë drejtuar komente të forta, ndërsa Balla është përgjigjur në disa raste me ironi dhe duke i gjykuar dhe emrin që një protestues kishte.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Në një nga komentet, një qytetar i shkruan: “Që do shkosh në burg do shkosh ti, pyetja është kush do shkojë i pari, ti apo shefi”. Balla i është përgjigjur: “Përdor krem kur shkruan se të vriten duart”, një përgjigje që ka shkaktuar reagime të mëtejshme në rrjet, shkruan Politiko.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Reagime të forta janë shkaktuar edhe nga një postim ku Balla kishte publikuar një foto të një protestuese me një qen të mbuluar me flamurin shqiptar.

Pjesë e diskutimeve

Qytetari: Po pse e vret mendjen, o Zoti Taulant, ata 200 njerëz s’kanë ç’t’ju bëjnë ju e lartmadhërisë. Si ka mundësi që ti merr mundimin e shkruan për këto pak gjëra. Ti je i lindur për punë të mëdha, fli i qetë pa merak.

Taulant Balla: E mendove gjatë.

Qytetari: Unë do ofendohesha nëse do të shikoja ty, Taulant Balla, me flamurin shqiptar e jo një qen që është besnik dhe miku më i mirë i njeriut.
Turp të kesh ti, se ai qeni e meriton më shumë se ti simbolin e Shqipërisë, sigurisht është më i ndershëm se ti dhe shteti juaj.
Ai qen është 100 herë më shqiptar se ty, mor plehrë. Mor parazit që e gërryet Shqipërinë.
Avash-avash do nxjerrim edhe letrat e bythës kuq e zi me fytyrat e juaja, qeni është më besnik.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Në një tjetër debat online, një qytetar i është drejtuar me fjalët: “O Tao e fillove shpejt sot të na çash trapin”, ndërsa Balla është përgjigjur: “Po dakord, po nga ta filloj?”, duke vijuar komunikimin me tone sarkastike.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Një tjetër temë që ka ndezur debat ka qenë edhe peticioni online për largimin e kryeministrit Edi Rama, ku një komentues shkruan se ishin mbledhur mbi 1.7 milionë firma, percjell Politiko.

Balla e ka ironizuar këtë pretendim duke shkruar: “Aahahahaha sa më pëlqen kjo. Kishte firmosur edhe Ajatollah Khamenei pavarësisht se ka dy muaj që ka ik…”, duke e konsideruar deklaratën të pavërtetë dhe të ekzagjeruar.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Në një debat tjetër, një qytetar ka kërkuar lirimin e zonës së Gjirit të Lalzit, duke akuzuar për uzurpim nga politikanë dhe persona të lidhur me pushtetin. Në këtë rast, Balla është përgjigjur me ironi: “Si mendon ta lirojmë edhe Shëngjinin?”.

Paralelisht me përplasjet në rrjetet sociale, Balla ka reaguar edhe ndaj mediave ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, e cila ka transmetuar drejtpërdrejt protestën në Zvërnec.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Ai ka vënë në dyshim mënyrën e raportimit dhe ka pretenduar se pjesëmarrja në protestë është më e ulët sesa ajo që është paraqitur në media, duke e cilësuar vëmendjen ndërkombëtare si të tepruar për një protestë lokale.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Më herët, ai publikoi edhe një foto të një automjeti me targa serbe pranë protestës, duke ngritur dyshime për lidhjen e tij me protestuesit.

Por më vonë, këto pretendime u hodhën poshtë, pasi u sqarua se automjeti i përkiste një drejtuesi të agjencisë ndërkombëtare Reuters dhe nuk kishte asnjë lidhje me organizatorët apo pjesëmarrësit e protestës, raporton Politiko.

Taulant Balla "ngec" në Facebook, si shpëton dot

Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mediave të huaja dhe rrjeteve sociale, duke akuzuar për ekzagjerim të përmasave të protestës dhe për krijim të një narrative të deformuar mbi realitetin në terren./POLITIKO.AL

 

Të fundit