Flash News

E-TJERA

I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari

I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është kapur në Shëngjin.

Orgito Paloka akuzohet për veprën penale “vrasja e mbetur në tentativë” dhe në maj të këtij viti, një gjykatë në Spanjë ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

"Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:

-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë", thuhet në njoftim.

Të fundit