Flash News

E-TJERA

“Rama dorëhiqu”, mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë në ditën e nëntë të protestës

“Rama dorëhiqu”, mijëra qytetarë mblidhen para

Mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e kësaj të hëne në sheshin “Skënderbej”, për t’iu bashkuar protestës së radhës kundër qeverisë Rama. 

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi nisi në orën 18:00, ndërsa rreth orës 18:25 protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë, duke mbushur bulevardin me thirrje kundër qeverisë.

“Rama dorëhiqu”, “Poshtë komunizmi” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë marshimit, ku morën pjesë të rinj, të reja, familjarë me fëmijë dhe qytetarë të moshave të ndryshme.

Pjesëmarrësit e konsiderojnë këtë lëvizje si një kauzë qytetare që ka tejkaluar tashmë çështjen e Zvërnecit, duke u shndërruar në një reagim më të gjerë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe vendimmarrjes publike.

Pasi mbërritën përpara Kryeministrisë, protestuesit mbajtën fjalime dhe mesazhe kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbeti dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.



Të fundit