Flash News

E-TJERA

Vrasja e efektivit në Maliq, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit: Polici qëlloi i pari, nuk u paralajmërua

Vrasja e efektivit në Maliq, flet për herë të parë

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Braçellarit, autori i ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave, Enea Mekolli, dhe u plagos Edison Adri, gjatë një operacioni policor në Maliq.

Në një intervistë për gazetarët, ajo ka dhënë versionin e saj për mëngjesin e 4 qershorit, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në një situatë të papritur dhe të tensionuar. Sipas saj, gjithçka ka nisur me mbërritjen e policisë në ambientet ku ndodhej djali i saj.

Nëna e Braçellarit tha se i biri nuk jetonte rregullisht me familjen, por sipas saj qëndronte kryesisht në zona të izoluara dhe kontaktonte herë pas here. Ajo mohoi që ai të kishte kultivuar lëndë narkotike në banesën familjare.

Intervista e plotë:

Berdane Braçellari: Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyri djali. Djali asnjëherë nuk futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur nga dritarja e viçave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici.

Gazetari: Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

Berdane Braçellari: Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart

Gazetari: Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?

Berdane Braçellari: Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bënë 10 gramë.

Gazetari:  A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

Berdane Braçellari: Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan.

Gazetari: A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

Berdane Braçellari: Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, Ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.

Gazetari: Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë.

Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.

Gazetari: A ka pasur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

Berdane Braçellari: Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.

Gazetari: Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, zëre sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.

Gazetari: Do e takosh Violandin?

Berdane Braçellari: Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të

Gazetari: Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

Berdane Braçellari: Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

Gazetari: A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

Berdane Braçellari: Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

Gazetari: Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

Berdane Braçellari: Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.

Gazetari: Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

Berdane Braçellari: Ka ikur sepse e  kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.

Gazetari: Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

Berdane Braçellari: Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë?

Të fundit