Flash News

E-TJERA

Aksident zinxhir në Morinë–Kukës

Aksident zinxhir në Morinë–Kukës
Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Bardhoc, ku një 43-vjeçare nga Kosova ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Ajo ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndërsa dyshohet se shpejtësia mund të ketë ndikuar në ngjarje.

Si pasojë e incidentit, është shkaktuar edhe një përplasje e lehtë në kahun e kundërt të rrugës, ku dy automjete janë goditur mes tyre pasi drejtuesit janë shpërqendruar nga aksidenti fillestar.

Fatmirësisht, në asnjë nga ngjarjet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Të fundit