Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ankohet për fyerjet pas takimit në Elbasan: B*thëlëpirës, hajdut

Rama ankohet për fyerjet pas takimit në Elbasan:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe  socialistëve që morën pjesë në aktivitetin e Partisë Socialiste.

Pasi vet bëri kllounin dhe imitoi blogeret dhe influencerat, Rama u prek në sedër dhe vendosi të bëjë një reagim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një sërë komentesh kritike dhe fyese të shkruara nga qytetarë në rrjet, duke argumentuar se ato tregojnë se protesta kundër projekteve në Zvërnec dhe Sazan ka humbur karakterin ambientalist.

Të tjerë e cilësonin turmën e mbledhur si “sahanlëpirës”, “bythëlëpirës” apo njerëz që ndjekin “hajdutin”, ndërsa kishte edhe komente që krahasonin organizimin me kohën e regjimit komunist, me frazën: “Tamam si në kohën e xhaxhit, të gjithë rresht”.

Në reagimin e tij, Rama përsëriti se projektet turistike në Zvërnec dhe Sazan nuk do të ndalen, pavarësisht kundërshtimeve, duke i cilësuar ato si investime që do të kthehen në “shembëlltyra krenarie kombëtare” dhe motorë të rinj të ekonomisë shqiptare.

REAGIMI I PLOTE

“Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”, “Shqipëria e Shqiptarëve”, “Shqipëria që nuk shitet”, ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, ofendoni, pështyni, siç bëni me të tërë ata që marrin kurajon të shprehin ndonjë mendim ndryshe në faqet e tyre dhe duhet të marrin mbrapsht furinë e gjuhës më anti-ambientaliste të mundshme?

Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota???⭐️??” 

Të fundit