Flash News

Ditari i Opozitës

“Natyra nuk është pronë e qeverisë”, Boçi: Po njeriun, kur do ta mbrojmë?

“Natyra nuk është pronë e qeverisë”,

Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me mbrojtjen e natyrës, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparence.

“Nëse sot natyra ka nevojë për mbrojtje nga betonizimi, sot njeriu ka nevojë për mbrojtje nga relativizimi”, shprehet ai.

Reagimi;

TË MBROJMË NATYRËN!

PO NJERIUN?!

Sot flitet me pasion për mbrojtjen e natyrës në Zvërnec.

Dhe me të drejtë.

Sepse natyra nuk është pronë e qeverisë, nuk është pre gjuetie dhe as tapet që Rama e shtron sipas interesit të radhës.

Por pyetja që duhet bërë është kjo:

Kur ngrihemi si shoqëri për të mbrojtur natyrën, a kemi të njëjtin guxim për të mbrojtur njeriun?

Sepse natyra dhe njeriu janë një!

Të fundit