Flash News

E-TJERA

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në bregdetin e Vlorës, ku ka ndërmarrë një tjetër sfidë sportive në ujërat e hapura të Jonit.

Këtë herë, ajo nisi notimin nga zona e Radhimës me destinacion ishullin e Sazanit, duke realizuar një xhiro të plotë rreth ishullit më të madh të Shqipërisë. Fillimisht e shoqëruar nga ekipi mbështetës dhe strukturat e sigurisë në det, Buzo më pas vijoi e vetme pjesën kryesore të itinerarit, duke përshkuar vijën bregdetare të Sazanit, e cila shtrihet në rreth 15 kilometra.

Sfida u zhvillua në kushte të hapura detare, ku faktorë si era, rrymat dhe temperatura e ujit kërkonin rezistencë të lartë fizike dhe përqendrim të vazhdueshëm. Përpjekja e saj u konsiderua një test i rëndësishëm i qëndrueshmërisë në notin në distanca të gjata, një disiplinë që kërkon përgatitje të avancuar si nga ana fizike, ashtu edhe psikologjike.

Nuk është hera e parë që Buzo zgjedh Vlorën si skenë për sfidat e saj sportive. Dy vite më parë, ajo mori vëmendje të gjerë publike pas një notimi të gjatë nga brigjet e Italisë drejt zonës së Karaburunit, një itinerar që u konsiderua një arritje e rëndësishme në karrierën e saj dhe një promovim i drejtpërdrejtë i vijës bregdetare shqiptare.

 

 

Të fundit