Flash News

E-TJERA

“Range Rover” përplaset me motoçikletën, plagosen bashkëshortët në autostradën Lushnjë-Fier

“Range Rover” përplaset me motoçikletën, plagosen

Dy bashkëshortë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, ku motoçikleta me të cilën po udhëtonin u përplas me një automjet tip “Range Rover”.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur në momentin kur si motoçikleta ashtu edhe fuoristrada po tentonin të parakalonin një mjet bujqësor që lëvizte në të njëjtin aks rrugor. Gjatë manovrës, automjeti ka goditur motoçikletën, duke shkaktuar rrëzimin e dy personave që udhetonin me të.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet nga mjekët.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar gjithashtu trafik të rënduar dhe radhë automjetesh në autostradë.

 

Të fundit