Flash News

E-TJERA

Pamjet/ Momenti kur autori i vrasjes së efektivit mbërrin i plagosur në Spitalin e Korçës

Pamjet/ Momenti kur autori i vrasjes së efektivit mbërrin i plagosur

Kanë dalë pamjet e para të Violand Braçellarit në Spitalin Rajonal të Korçës, pak pasi mbeti i plagosur gjatë operacionit policor që përfundoi me vrasjen e efektivit të forcës “Shqiponja”, Enea Mekolli, dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.

Sipas të dhënave paraprake, policia kishte lokalizuar vendndodhjen e Braçellarit në një zonë të izoluar malore në Lozhan të Maliqit, ku ai dyshohet se fshihej prej kohësh për t’iu shmangur drejtësisë. Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij, situata degradoi në shkëmbim zjarri mes të kërkuarit dhe efektivëve të policisë.

Nga përplasja humbi jetën 34-vjeçari Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur. I lënduar mbeti edhe vetë Braçellari, i cili u transportua nën masa të rrepta sigurie në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Braçellari rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Ai ishte dënuar vite më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa më herët ishte shpallur në kërkim edhe për kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë, gjendja e efektivit të plagosur Edison Adri po ndiqet nga mjekët. Pas ndihmës së parë në Korçë, është vendosur që ai të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Të fundit