Flash News

E-TJERA

SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku

SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur këtë të enjte, më 4 qershor 2026, ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Burime bëjnë me dije se Tares i është komunikuar akuza e pastrimit të parave në kuadër të dosjes që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Thirrja e ish-sulmuesit në SPAK vjen pas një serie kontrollesh të zhvilluara te familjarë të Ballukut, si dhe te disa biznesmenë të përfshirë në hetim. Gjatë operacionit, hetuesit ushtruan kontrolle edhe në dy vila të ndodhura në një kompleks rezidencial në Drimadhë.

Mësohet se SPAK kishte lëshuar fillimisht një fletëthirrje për Taren, por ajo nuk u ekzekutua pasi ish-futbollisti jeton jashtë Shqipërisë dhe nuk ishte vënë në dijeni. Më pas, prokurorët firmosën një fletëthirrje të dytë, duke siguruar që njoftimi t’i dorëzohej sipas procedurave ligjore.

Më herët, para prokurorëve të posaçëm ishte paraqitur edhe vëllai i tij, Agron Tare, ndërsa hetuesit kishin kërkuar gjithashtu marrjen në pyetje të ish-futbollistit të njohur të Kombëtares shqiptare.

Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të pabarazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që është nën hetim edhe për lotët e Unazës së Madhe. Paralelisht ndaj saj, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror.

Të fundit