Flash News

E-TJERA

Në kërkim prej vitit 2017, e shkuara e Violand Braçellarit, autorit të vrasjes së efektivit

Në kërkim prej vitit 2017, e shkuara e  Violand  Braçellarit,

 Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit për kapjen e 43-vjeçarit, i cili prej vitit 2017 ishte në kërkim për llogari të policisë së Vlorës.

Ai ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë lokalizimit të Braçellarit ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes tij dhe efektivëve të policisë, ku për fat të keq mbeti i vrarë polici i Shqiponjave, Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.

Autori Violand Bracellari, cilësohej si një person i rrezikshëm, i njohur në zonën e Maliqit për ngjarjet e mëparshme kriminale ku dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Të fundit